LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Emrat - Ndryshimet në diplomaci/ Begaj emëron ambasadorët e rinj

8 Shkurt 2024, 09:46, Aktualitet CNA

Emrat - Ndryshimet në diplomaci/ Begaj emëron ambasadorët e rinj

Presidenti Bajram Begaj, me propozim të Kryeministrit Edi Rama, dekretoi lirimet dhe emërimet e Ambasadorëve të rinj.

Ermal Muça është liruar nga nga detyra e ambasadorit të Shqipërisë në Kanada dhe është emëruar në Japoni si rezident, si dhe në Filipine, Indonezi, Singapor dhe Malajzi, jorezident.

Gjergj Teneqexhiu është liruar nga detyra si ambasador i Shqipërisë në Japoni, Filipine, Indonezi, Singapor dhe në Malajzi.

Suela Janina është liruar nga detyra e ambasadores së Shqipërisë në Misionin pranë Bashkimit Evropian, në Belgjikë, dhe në Luksemburg. Ajo është emëruar në Nju Jork si rezidente dhe në Kubë, jorezidente.

Ferit Hoxha është liruar nga detyra e ambasadorit të Shqipërisë në OKB në Nju Jork dhe në Kubë, jorezident. Diplomati është emëruar në Misionin e Shqipërisë pranë BE-së si rezident, në Belgjikë si rezident, si dhe në Luksemburg, jorezident.

Eduard Sulo është liruar nga detyra e ambasadorit në Egjiptit, në Republikën Arabe të Sirisë, në Jordani, Libi, Palestinë, Republikën Libaneze dhe në Sudan. Ai është zëvendësuar në këto shtete nga Sami Shiba.

Gjithashtu, Ilirian Kuka është emëruar ambasador i Shqipërisë në Hungari, si rezident./ CNA

Lajmet e fundit nga