LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sterilizimi/ SPAK sekuestron pasuri të biznesmenit Ilir Rrapaj

8 Shkurt 2024, 13:18, Aktualitet CNA
Sterilizimi/ SPAK sekuestron pasuri të biznesmenit Ilir Rrapaj
Ilir Rapaj

Gjykata e Posaçme më 22 janar të këtij viti ka pranuar kërkesën e prokurorisë për sekuestrimin e disa pasurive të biznesmenit Ilir Rrapaj, pas hetimeve për koncesionin e sterilizimit. 

CNA ka siguroi vendimin e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për dosjen e koncesionit të sterilizimit. 

Pas kallëzimit të bërë nga “Nisma Thurje” në dhjetor të vitit 2019, Prokuroria e Posaçme ka ngritur akuza ndaj 8 personave, si të përfshirë për veprat penale “falsifikim i dokumenteve”, “mashtrim” dhe “shpërdorim detyre”.(lexo këtu)

Pas hetimeve gjykata ka dhënë masat “arrest me burg” për ish-zv.ministrin e Shëndetësisë, Klodian Rjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj. Ky i fundit akuzohet për mashtrim. 

Ndërsa, Rjepaj akuzohet për “mashtrim”, “falsifikim i dokumenteve” dhe “shpërdorim detyre”. (lexo këtu)

Njoftimi i plotë: 

Në datë 13.01.2020, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka regjistruar procedimin penal nr.13 të vitit 2020, që bën fjalë për veprat penale të “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248-25 i Kodit Penal, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258-25 i Kodit Penal, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetëror ose i të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal, në lidhje me procedurën e dhënies me koncesion “Për shërbime të integruara për ofrimin e setit të personalizuar të instrumenteve kirurgjikalë, furnizimin me material mjekësor steril njëpërdorimësh në sallat kirurgjikale si dhe trajtimin e mbetjeve biologjike dhe dezinfektimin e sallave kirurgjikale”, nga Ministria e Shëndetësisë.

Siç kemi njoftuar më parë opinionin publik, në kuadër të këtij procedimi penal po hetohet nën masën e sigurimit “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale edhe shtetasi Ilir Rrapaj, si i dyshuar për veprën penale të “Mashtrim”, me pasoja të rënda, parashikuar nga neni 143/3 i Kodit Penal.

Në vijim të hetimeve Prokuroria e Posaçme i është drejtuar Gjykatës së Posaçme, duke kërkuar vendosjen e sekuestros preventive mbi disa pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme, si edhe të disa shoqërive tregtare.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr. 46, datë 22.01.2024, ka pranuar kërkesën duke caktuar masën e sigurimit pasuror të sekuestros preventive si më poshtë:

-Pjesës takuese prej 40 % të Shoqërisë “Sani Service” Shpk, me numër Nipti L51910021C;
-Shoqërisë “Investital Llc”, e regjistruar në Agjencinë e Biznesit në Kosovë;
-Shoqërisë “Globalsher” Shpk, me numër Nipti L62120029D, dhe asetet e saj, me ortak të vetëm personin nën hetim Ilir Rapaj;
-Në zbatim të vendimit të mësipërm, më datë 02.02.2024, në Qendrën Kombëtare të Biznesit, është kryer sekuestrimi i 40% të kuotave të shoqërisë “Sani Service” Shpk, konkretisht, kuota që i përket subjektit tregtar “Investital Llc”, me përfaqësues të hetuarin Ilir Rrapaj.

-Në datë 06.02.2024, në zyrën qëndrore të Shoqërisë “Saniservice” shpk, në prani të Administratorit, u ekzekutua vendimi nr. 46, datë 22.01.2024, për sekuestron e 40% të kuotave që i përket subjektit tregtar “Investital Llc”, në pronësi dhe me përfaqësues shtetasin Ilir Rrapaj.

-Në datë 02.02.2024, në Qendrën Kombëtare të Biznesit, është kryer sekuestrimi i 100% të kuotave të shoqërisë “Globalsher” shpk, duke bërë dhe shënimet përkatëse në Ekstraktin Historik të Regjistrit Tregtar, për shoqërinë e mësipërme.

-Në vijim, janë sekuestruar llogaritë bankare të subjektit “Globalsher” shpk, konkretisht është sekuestruar llogaria me balancë 285,412,48 Euro dhe llogaria me balancë 113,610.93 Lek (llogari që gjendeshin në një bankë të nivelit të dytë).

-Janë sekuestruar 13 (trembëdhjetë) automjete të shoqërisë ‘Globalsher’ shpk, nga të cilat 3 të marra me qira dhe 9 në pronësi të kësaj shoqërie.

-Gjithashtu, në qytetin e Vlorës është sekuestruar edhe një pasuri e paluajtshme apartament në pronësi të shoqërisë “Globalsher” shpk./CNA 

Lajmet e fundit nga