LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Parlamenti dhe gjykata të kapura"/ Ish-ministri: Opozita t’i rrijë ballazi Ramës

8 Shkurt 2024, 15:16, Aktualitet CNA

"Parlamenti dhe gjykata të kapura"/ Ish-ministri: Opozita

Ish-ministri Aldo Bumçi ka akuzuar kryeministrin Edi Rama si njeriun që ka kapur sistemin e drejtësisë dhe parlamentin.

Sipas Bumçit, kemi të bëjmë me një regjim që i ka rënë fasada, ku parlamenti dhe gjykata bëjnë çfarë u thotë Rama.

Ish-ministri thekson se i vetmi institucion që mund ta shpëtojë vendin është opozita duke i dallë përballë.

 “Ky është një regjim që i ka rënë fasada. Është një regjim autoritar, që është e drejtë. Këtu nuk ka më sistem drejtësie. Çështjet po shtohen, nuk po pakësohen. Vijmë te politika. A ka sistem të pavarur kur gjykatat marrin urdhra nga kryeministri. Siç është shkelja që i bëri parlamentit duke i marrë kompetencën e imunitetit. Kuvendi ka shkelur kushtetutën.

Kur gjykata mban peng emrin e PD-së, kur ka ndodhur kjo gjë? Iu mor PS-së, por doli nga një diktaturë e tmerrshme dhe s’ia mori njeri emrin. Si e mban 3 vite çështjen e emrit tonë gjykata?! Këtu kemi një Parlament që bën se çfarë thotë Edi Rama, dhe një gjykatë se çfarë thotë Rama. I vetmi institucion që mund ta shpëtojë këtë vend, është opozita.

Por ka nevojë për njerëz. Nuk ka më as fasadë, Rama nuk po shtiret më. Nuk mund t’i vijmë pas Ramës, por do t’i rrimë ballazi. Nuk mund të pranojmë se ai shkel kushtetutën. Ai na merr emrin, ne të ndërrojmë emrin? Po pse intervistat tek ERTV do t’ia bëjmë ne atij?! Ai është diktator i korruptuar. Diktatura ka vetëm një emër në Shqipëri, Edi Rama. S’ka vlerë tjetër. Ose janë paterica, ose të pavlerë”, tha ai./ CNA

 

Lajmet e fundit nga