LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Arrestimi i dy mjekëve/ Erion Dasho: Nuk krahasohet me hajdutërinë e inceneratorëve

4 Shkurt 2023, 20:14, Aktualitet CNA
Arrestimi i dy mjekëve/ Erion Dasho: Nuk krahasohet me
Mjeku Erion Dasho

Mjeku Erion Dasho ka dalë në mbrojtje të dy mjekëve të arrestuar në QSUT pasi kryenin skanera kundrejt pagesës.

Në një reagim në rrjetet sociale, Dasho shkruan se, arrestimi i infermierit dhe teknikut të imazherisë, ishte sërish një “shoë” i policisë me kamera.

 Më tej Dasho thotë se nuk e mohon që në radhët e bluzave të bardha merren lekë dorazi por korrupsioni në shëndetësi nuk krasasohet me korrupsionin qeveritar.

Sipas Dashos, sikur një mjek të merrte rryshfet jo 50 euro por 50 mijë euro në vit, nuk krahasohet me hajdurinë e inceneratorëve.

Reagimi i plotë i Erion Dashos

EDHE NJËHERË PËR ARRESTIMIN E KOLEGËVE

Para një muaji arrestohej Mesina Denaro, kreu i Coza Nostrës, një prej organizatave mafioze më të rrezikshme në gjithë botën. Normal, që një operacion i tillë u mediatizua në Itali dhe gjithë botën për t'i dhënë krimit një mesazh sfide dhe njerëzve një mesazh shprese.

Dje në Shqipëri në një skenar të ngjashëm, me policë dhe kamera të shumta, arrestim në kushte flagrance, etj., u ndaluan dy kolegë, një infermier dhe një teknik imazherie. Akuza? "Korrupsion", ku të dy "kriminelët" akuzoheshin se kundrejt 50 eurove favorizonin pacientët në radhën e skanerit.

A ishte me të vërtetë i nevojshëm një veprim i tillë?

***

Së pari, duhet rikthyer në vëmendjen e ndjekësve dhe miqve të faqes, se nuk është hera e parë që mjekët arrestohen sa herë ka skandale politikë.

Rasti më flagrant ishte arrestimi i Profesor Priftit në kulmin e vdekjeve nga pandemia, por arrestime të tilla tashmë janë bërë rutinë që ndodh disa herë në vit.

Në këtë rast, nuk do shumë mend për ta lidhur arrestimin e mjekëve, me një ndër skandalet më të rënda që ka pllakosur administratën e Boratit.

***

Për arsye se kam qënë shumë aktiv në mbrojtje të kolegëve të arrestuar, më kanë ardhur me dhjetëra mesazhe ku miq, friends të faqes, por edhe të panjohur më shkruajnë për t'u ankuar për korrupsionin në shëndetësi.

Sigurisht, unë nuk e mohoj faktin se në shëndetësinë tonë ekziston fenomeni i pagesave nën dorë. Mjekë, infermierë, madje edhe persona jashtë profesionit mjeksor si rojet apo sanitaret përfliten për këtë dhe aty ku ka zë, nuk është pa gjë.

POR!!! I ashtuquajturi "korrupsion" i bluzave të bardha, nuk ka të krahasuar me korrupsionin qeveritar!

Sikur secili prej mjekëve që i kanë mbetur Shqipërisë të merrte jo 50, por 50 mijë euro rryshfet në vit (një shifër e pamendueshme kjo për mbi 90% të mjekëve), korrupsioni total do të ishte 150 milionë euro, shumë më pak se hajdutëria me inceneratorët.

***

Pjesa dërrmuese e mjekëve sot në Shqipëri do ta pranonin një pagesë nën dorë. Shumë pak prej tyre do ta kërkonin një të tillë dhe fatkeqësisht, po kaq pak do ta refuzonin një pagesë që u ofrohet.

Pra, një prokuror që i qepet me "bukë në trastë" një mjeku të çfarëdoshëm, herët a vonë do ta arrestojë në flagrancë duke pranuar pagesën e një spiuni të infiltruar.

Por a zgjidh kjo diçka? A përmirësohet kujdesit shëndetësor për qytetarët?

Kushdo që ka dëshirë, mund të lexojë statuset ose të dëgjojë intervistat ku unë trajtoj temën e reformës së kujdesit shëndetësor.

Vetëm duke reformuar me rrënjë sistemin shëndetësor shqiptar do të kufizohet dhe, më pas, eliminohet korrupsioni në spitale e qendra shëndetësore.

Deri atëherë, mjekët do të vazhdojnë të arrestohen për t'u përdorur si bedelë në vend të qeveritarëve dhe politikanëve.

Qytetarët të kujtojnë devizën e famshme që përdornin patricët e dikurshëm romakë: bukë dhe cirk...

Lajmet e fundit nga