
SPAK-u ka çuar në Kuvend ditën e premte kërkesën për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj, një procedurë, që është hetuar nga prokurori Altin Dumani dhe Enkeleda Millonai.
Arben Ahmetaj akuzohet nga SPAK-u për lidhje me njerëzit e inceneratorëve dhe për përfitime nga ata. Ahmetaj, në deklarimet e Komisionit Hetimor të dy viteve më parë, theksoi se e njihte Mirel Mërtirin, por ai nuk kishte firmosur kurrë dokumente apo kishte ndikur si zyrtar që ky i fundit të kishte përfitime nga postet që mbante Arben Ahmetaj. Këto janë fakte që janë hetuar nga SPAK-u, do t’i çohen gjykatës, prokurorët kanë akuzat e tyre, avokatët do të mbrojnë tezat e ish-zv.kryeministrit, por gjithçka tashmë i përket drejtësisë.
Risia e të gjithë asaj që ndodhi është fakti se tashmë rikthehet në skenë Mirel Mërtiri. Çështja e Arben Ahmetajt prej kohësh dihet, pati edhe denoncime të servirura nga njerëzit e Mirel Mërtirit në SPAK. Është krijuar një grup banditësh mediatikë në shërbim të njerëzve të inceneratorëve, por këto detaje më shumë se akuza dhe fakte gazetareske tashmë janë provuar.
SPAK-u në kallëzimin apo në kërkesën që i ka çuar Kuvendit për Arben Ahmetajn, faktet dhe provat e dosjes, tregon qartazi se “truri” i inceneratorëve, njeriu kryesor i skemës së inceneratorëve në Shqipëri, quhet Mirel Mërtiri.
Për të parë ka një ndryshim nga rastet e mëparshme kur në media u përfolën dhe u akuzuan thjesht dhe vetëm lidhjet e Arben Ahmetajt me Klodian Zoton, ndërsa tashmë SPAK-u në dokumentet që ka përgatitur për Arben Ahmetajn përmend edhe shtetasin Mirel Mërtiri.
Pra, skema që ka deklaruar CNA se Mirel Mërtiri dirigjonte në hije çdo veprim që bëhej nga gazetarët dhe grupe të caktuara mediatike që kishin marrë para nga kompanitë e inceneratorëve në Tiranë, duket se është zbuluar dhe Mirel Mërtiri ka rënduar dhe më tej pozitat e vetes së tij.
Në denoncimin e bërë pak muaj më parë ndaj Arben Ahmetajt, përmendej vetëm ky i fundit dhe Klodian Zoto, Mirel Mërtiri shmangej.
Në fakt, SPAK-u tashmë ka gjetur faktet dhe provat që e lidhin Arben Ahmetajn me Mirel Mërtirin. Pra, Mirel Mërtiri ka një tjetër akuzë të shtuar të korrupsionit aktiv dhe pasiv.
Qartazi, ditë pas dite, te dosjet e inceneratorëve po zbardhet e vërteta e plotë dhe jo gjysmë të vërtetat e servirura nga mediat e propagandës së inceneratorëve apo mediat e paguara nga inceneratorët.
E vërteta është një dhe e plotë, nuk mund të jetë përgjysmë, pasi përgjysmë ajo është gënjeshtër.
Kështu ka ndodhur me inceneratorët ku gjatë gjithë kohës shqiptarëve u janë ofruar gjysmë informacione, propagandë e shfrenuar, miliona euro reklama dhe ortakëri me “Top Channel” duke paguar media të tjera si “Report TV”, duke paguar portale dhe gazetarë.
Tashmë faktet janë publike. “Truri” i inceneratorëve, qartazi, sipas SPAK-ut, është Mirel Mërtiri dhe lidhjet e tij. Pra, nuk ka ngelur gjithçka thjeshtë dhe vetëm te Klodian Zoto dhe lidhjet e tij të pretenduara me Arben Ahmetajn. Gjithçka është hetuar, është thelluar dhe të gjithë po dalin ditë pas dite zbuluar.
Emri i Mirel Mërtirit, i cili ka qenë tabu dhe nuk përmendej nga askush, tashmë përmendet dhjetëra herë në dosjen e re të SPAK-ut në lidhje me hetimet e bëra ndaj ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj.
SPAK, në materialet që ka publikuar në lidhje me hetimet p...
Sot pritet të mblidhet Këshilli i Mandateve në orën 16:00 ...
Pas kërkesës së SPAK-ut për Kuvendin për arrestimin e ish-...
Të tjera detaje janë zbardhur këtë të martë nga dosja ...
Ish-kreu i Bashkisë Kukës, Safet Gjici, do të dalë përpara...
Policia Kufitare ka shpëtuar 13 turistë në Kepin e Rodonit...
Definët janë shfaqur sërish këtë verë në brigjet e Vlorës ...
Biznesmendi dhe sipërmarrësi Gjergj Luca ka rrëfyer mbrëmj...
Biznesmeni dhe sipërmarrësi, Gjergj Luca, i cili dikur...
Gazetari Elvi Fundo ka zbërthyer nmbrëmjen e sotme propaga...
Një deklaratë të fortë ka bërë mbrëmjen e sotme gazetari E...
Ish-zv.kryeministri dhe deputeti i PS-së, Arben Ahmetaj nd...
Avokati Spartak Ngjela ka bërë një parashikim për punë...
Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka bërë një thirrje pë...
SPAK i dërgoi sot një dosje Kuvendit, ku kërkonte të hiqej...
Presidenti Bajram Begaj ka liruar nga detyra dhe ka emërua...
Gurorja në Borizanë ishte “molla e sherrit” për dhunën...
Ditën e nesërme do të mblidhet Këshilli i Mandateve dh...
Ngjarja e Fushë-Krujës ku fisi Rraja me shkopinj në duar d...
Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka nisur punën intensi...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...