LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“E kam marrë me seriozitet”/ Elezi: Pse vendosa të garoja për kreun e PD

20 Maj 2022, 20:57, Politikë CNA
“E kam marrë me seriozitet”/ Elezi: Pse vendosa të garoja

Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Ibsen Elezi, renditi mbrëmjen e sotme disa nga arsyet se përse vendosi të garojë përballë ish-kryeministrit Sali Berisha.

Teksa ishte i ftuar në emisionin ?Zonë e Lirë?, Elezi tha se PD fiton kredibilitet nga procesi zgjedhor, ndërsa arsyeja tjetër është për shkak të Berishës.

Ai i cilësoi zgjedhjet si çështje kombëtare, ndaj theksoi se e ka marrë me seriozitet garën.

?Mund të ketë ndryshim të rezultatit, por riparon procesin. PD fiton kredibilitet nga procesi dhe së dyti nga personi që merr pjesë në zgjedhje. Doktori nuk e ka shumicën e anëtarësisë në PD.  Kjo nuk është sfidë lokale, as e Kukësit, por çështje kombëtare. Kam marrë garën seriozisht se kam një platformë me disa komponentë, pa të cilët nuk mund të ngrihet PD?, nënvizoi kandidati për kreun e PD-së./ CNA.al

Lajmet e fundit nga