LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ekskluzive-Akuzat e forta të biznesmenit/ Shpifje, kërcënime dhe shantazhe drejtësisë për historitë rozë të Vjollca Hoxhës

19 Maj 2022, 12:29, Politikë CNA

Prej disa kohësh një prej mediave më të mëdha në vend, “Top Channel”, por edhe mediat e tjera të grupit mediatik ?Top Media?, kanë nisur një sulm të paprecedentë ndaj një prej biznesmenëve në vend.

Biznesmeni Arben Reli është sulmuar në mënyrë agresive nga ?Top Channel?, nga Vjollca Hoxha, sikurse thotë vetë ai, për interesa personale dhe të historive rozë të Vjollca Hoxhës.

Pra, bëhet fjalë për një konflikt pronësie mes dy privatëve, ku dhunshëm shfaqet ?Top Channel?, përfshihen institucionet shtetërore, gazeta ?Shqip? vazhdon sulmet, ?Fiks Fare?, Filip Çakulli. Montojnë një akuzë në lidhje me gjoja falsifikime.

Në një intervistë për “CNA.al”, Arben Reli ka treguar se zanafilla e sulmeve të ?Top Media? ndaj tij, është lidhja e Vjollca Hoxhës me Shpresim Bajraktarin.

Sipas tij, një ndër mediat kryesore, një televizion kombëtar, në vend që të informojë, dezinformon publikun. Ai pretendon se përdoren gazetarët e “Top Channel”, për ta sulmuar, sepse pronarja e këtij televizioni është një një histori rozë me Shpresim Bajraktarin.

Arben Reli shkon edhe më tej, ndërsa deklaron se ka pasur kërcënime jo vetëm ndaj tij dhe familjarëve, por edhe ndaj stafit të tij.

?Fillimisht nisi me Gazeten ‘Shqip’ presioni mediatik jo vetëm për mua, por për atë që ata kishin planifikuar dhe më pas me emisionin investigativ ‘Fiks Fare’. Çdo dokumentacion apo investim imi është bërë në sytë e gjithë Korçës apo edhe të gjithë Shqipërisë. Cdo gjë është deklaruar apo ndjekur sipas procedurave ligjore.

Por mjafton të përdorësh një media e cila dikur ka pasur qëllim të ndriçojë një popull, një vizion krejt ndryshe nga ajo çfarë u krijua për histori rozë apo për të grabitur një pronë private.

Lidhjet personale që kanë dy fëmijet e Sefedin Bajraktarit ( Shpresim dhe Vis Bajraktari) e kthyen këtë media për të shantazhuar institucionet, për të shantazhuar prokurorë/ gjyqtarë apo edhe policinë e këtij shteti e cila ka pasur frikë të reagojë siç e do ligji. Institucionet nuk kanë reaguar edhe atëherë kur jam kërcënuar unë dhe fëmijet e mi prej këtyre individëve. Tashmë i bëj thirrje publike Policisë së Korçës, pasi janë depozituar letra, denoncime apo qoftë edhe video ku më kërcënohet jeta ime apo e fëmijëve të mi dhe thuhet që nuk ka konflikt atëherë kur në fakt ka pasur konflikt, nuk quhet kërcënim se ju keni gjyqe apo konflikte pronësie dhe policia nuk ndërhyn edhe pse mua më është kërcënuar jeta apo biznesi, nuk do të lejoj më punonjës të RENEA-s apo FNSH-së të cilët vijnë privatisht si bodigardë dhe u tregojnë zyrtarëve të Policisë së Shtetit pistoletën duke thënë e kam me leje apo të njoh unë ty, situata të degraduara nga paaftësi institucionale apo miqësi të ndryshme, është kërcënuar stafi im dhe familjarët e tyre deri në 3 të mëngjesit duke u ndjekur nëpër shtëpi apo kërcënuar për bizneset apo punët e familjarëve të tyre.?-ka deklaruar Arben Reli.

Më tej, ai theksoi se ajo çfarë kërkon nga institucionet shtetërore, është vetëm drejtësi.

?Unë kërkoj drejtësi ligjore, publikisht kërkoj të drejtën ligjore të mbroj jeten time dhe të familjes sime si edhe të pronave të mia. Publikisht po i drejtohem çdo institucioni apo qoftë edhe atyre individëve të cilët sot kujtojnë se kanë një post shtetëror mund të mohojnë apo tjetërsojnë atë që është shkruar. Ligji është Ligj dhe do të jetë një ushtri me avokatë, të cilët në mos sot nesër do nxjerrin të vërtetën apo do dënojnë ata që e kanë shtrembëruar atë. Prona aty është dhe do jetë gjithë jetën, cdo m2, faturë apo dokument nuk e zhbën dot një punonjes i policisë Shkencore, një drejtor institucioni apo edhe telenovelat turke! Cdo kush që do të shkel ligjin do të përballet me drejtësinë, nuk kam për të lejuar më pacavure mediash apo individesh të shkelin dhe përbaltin figuren apo djersën time! I Drejtohem kujtdo të hapë letrat të lexojë dokumentacione dhe jo të vendosë mbi shkrime apo presione pseudo-portalësh apo individësh dhe të vendosë për atë të drejtë që i takon gjithësecilit!?-deklaroi Arben Reli, për CNA.al.

Për më tepër, Reli pretendon se eksponentë të “Top Channel”, kanë telefonuar prokurorë e gjyqtarë për të bërë presion.

Sipas tij fillimisht u pretendua nga “Fiks Fare”, për një falsifikim, dhe sipas tij “Top Media”, turpësisht bëri edhe prokurorin.

?Fillimisht Akuzohem nga Fiks Fare për falsifikim në 2020, për një deklaratë noteriale të bërë në 2011, çuditërisht kujtohet Sefedin Bajraktari pas gati 10 viteve të thotë është e falsifikuar. Një deklaratë të cilën Sefedin Bajraktari e ka POHUAR ligjërisht me shkrim dore që ekziston, që e ka firmosur, e shkruajtur e zeza në të bardhë, ku zotëria pranon të ketë firmosur atë deklaratë noteriale duke përmendur edhe detaje të asaj deklarate si NR …REP etj.

Çudia ishte si doli një emision i stisur në ?Fiks Fare? ku turpësisht TOP Media bëri prokurorin dhe tha deklarata është e falsifikuar pa u denoncuar ende falsifikimi në prokurori. Çudia është që më pas na doli të ishte një Prokuror edhe pse ju depozituan këto fakte si dhe fakte të tjera ku vërtetonin që Sefedin Bajraktari e ka rrugë të mashtrojë apo grabisë ortaket, (ka deklarata të tjera noteriale ku nënshkruan dy gjëra të ndryshme për të njëjtin subjekt). Ky prokuror i zellshem i drejtësisë pranoi çështjen dhe caktoi dy ekpsertë për të verifikuar vërtetësinë e firmës edhe pse Sefedini e ka pranuar që e ka nënshkruar atë deklaratë në 2011 me një deklaratë tjetër. Cudia ishte që dy ekspertë trima nën petkun e pushtetit nënshkruan një zot e di me çfarë guximi ligjor brenda një kohe shumë të shkurtër që na qenka fallco.

Por drejtesia nuk vonon dhe po vonoi nuk harron! Gjithë kjo mesele vazhdoi sepse dokumantacioni u analizua nga 5 ekspertë, shtetëror apo edhe private të caktuar nga Prokuroria të cilët u shprehën QË DEKLARATA ËSHTË E NËNSHKRUAR NGA SEFEDIN BAJRAKTARI.

Një gjykatës i cili zbatoi ligjin dha një vendim PËR tu pranuar tashmë ajo deklaratë. Janë bërë 10 shkrime nga Gazeta Shqip gjatë muajit Shkurt, ku godasin dhe i bejne presion Gjyqtarit Bedri Qorri apo aludojnë e shpifin për ekspertët, apo si i bëjnë presion Gjyqtares e cila ka cështjen në Apel. Për këto shantazhe më në fund reagoi dhe Departamenti i Medias se Gjykatës së Apelit të Tiranes ku pranoi publikisht, kërkoi ndihmë që po i shantazhohen Gjyqtarët duke përdorur emrat konkret te tyre. Ky portal po përdoret duke shantazhuar sa herë që ka seanca gjyqësore. Po trajtojnë një skemë banditësh, ku banditë të vërtetë janë Bajraktaret apo dhe ata zyrtarë që ndikohen dhe po transferojnë të verteten dhe faktet!?-u shpreh Arben Reli.

Më tej, i pyetur së për çfarë konflikti pronësie bëhet fjalë, Arben Reli theksoi se bëhet fjalë për një investim në Korçë, ku sipas tij Bajraktari kërkon të grabisë, atë që nuk është pronë e tij.

Dikur ka qënë Shtëpia e Pritjes e cila më pas u privatizua nga një individ Dhori Gernjoti, pronë e cila në total ka 1014 m2. Kjo lloj pasurie blihet fillimisht nga Sefedin Bajraktari në 2007 dhe ky i fundit për arsye ekonomike më shet 50% të kësaj pasurie në vitin 2009, pra 507 m2 secili. Qëllimi im ka qënë zhvillimi i kësaj prone për ta kthyer ashtu siç e kam realizuar sot me 100 % të investimit tim në një pikë turistike. Kete prone e investova dhe zhvillova edhe 8400 m2. Dua të theksoj që zhvillimi i kësaj prone NUK është kryer në tokën apo pronën e përbashkët, por ka qënë tokë-shtet. Zhvillimi i kësaj pike turistike u realizua nëpërmjet një marreveshje ? kontrate qiraje në atë periudhe me Komunën Drenovë.

Pasi kam marrë gjithë miratimet nga organet shtetërore, sigurisht kam marrë edhe miratimin e Sefedin Bajraktarit me anë të një deklarate noteriale ku pranon dhe bie dakort që çdo investim do të jetë dhe do më takojë mua si Arben Reli. Në 2017 unë marr nga organet shtetërore çertifikatat e pronësisë ne emrin tim të shtesave dhe zhvillimeve të kryera vetëm nga unë. Pra qartësisht, ligjërisht cdokush ka atë që ka dhe i që takon. Sefedin Bajraktarit nuk i është vjedhur/mohuar/ grabitur prona ashtu siç pretendon por po ndodh e kunderta. Ai vazhdon te kete bashkepronesine e 50 % të 1040 m2 , vazhdon të jetë në certifikaten e asaj pronësie. Mëkati im i vetëm është që i kam dhënë vlerë kësaj prone.

Arsyeja pse po shpifet, po hidhet baltë dhe po luftohet kaq shumë emri im dhe bizneset e mia është sepse Sefedin Bajraktari tashmë po kërkon të grabisë dhe vjedhë atë që është vetëm e imja, investim dhe gjaku im. Nuk kërkon të gëzojë më pjesën takuese të tij por të grabisë gjysmen e të gjithës!?-deklaroi Arben Reli, për CNA.al.

Ekskluzive/ Akuzat e biznesmenit ndaj Vjollca Hoxhës

Nga Elvi FUNDO-Filip Çakuli jep dorëheqjen/ Mos u fshih pas hijeve të Vjollca Hoxhës

Kur do e thërrasë SPAK-u Vjollca Hoxhën për ortakërinë me inceneratorët?

Një histori me akrepin për Vjollca Hoxhën

Vjollca Hoxha, mes ?dashurisë dhe urrejtjes?/ Po me urën ç?pate vallë?

Sulme dhe shantazhe ndaj drejtësisë/ Mediat e Vjollca Hoxhës, ?peng? të historive rozë

Lajmet e fundit nga