LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

A është Ina Rama emri që Damiani i ka dhënë Alibeajt që ta propozojë për Presidente?

19 Maj 2022, 10:49, Politikë CNA

Dje mazhoranca dhe opozita ranë dakord për mënyrën se si do të vijojnë negociatat për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës.

Alibeaj foli gjatë, siç di vetë ai.

Ajo që ngjalli kuriozitet dje ishte artikulimi i përfaqësuesve të mazhorancës.

cna lajme politikeNdërsa Taulant Balla nuk kujdesej të caktonte numër kandidaturash, por përqëndrohej thjesht te dispozita kushtetuese që paracakton 20 firma propozuese, Gjiknuri dukej më i përfshirë në disa negociata të tjera, ndaj dukej më i qartë në atë ç’ka tentonte të orientonte Alibeajn.

Gjiknuri para disa ditësh i hapi dritaren edhe kandidaturave që mund të dilnin nga “Rithemelimi” duke i sugjeruar grupimit pas Alibeajt që të ishin ata që të përfshinin në propozimet e tyre, kandidaturat që mund të vinin nga ?Rithemelimi?.

Tri ditë më parë Alibeaj nxori një skemë propozimi për President, që konsistonte në propozimin e 4 emrave nga PD-ja.

PS-ja, sipas asaj skeme, mund të skualifikonte 2, dhe në negociata të vendosej për kandidatin konsensual.

Kjo skemë u hodh poshtë nga Rama dhe Taulant Balla me arsyetimin se ajo i hiqte PS-së të drejtën e propozimit të emrave.

Negociata e djeshme për aq sa kuptohej nga dialogu Balla-Alibeaj konsistoi në të drejtën e opozitës që të propozonte në raundin e dytë dhe të tretë dhe në rastet kur nuk bihej dakord, PS-ja rezervonte të drejtën të zgjidhte e vetme në raundin e katërt dhe/ose të pestë.cna lajme politik

Deri këtu gjithçka dukej e qartë derisa nuk u dëgjua ndërhyrja në fund e Damian Gjiknurit, i cili riktheu shifrën 4 për kandidaturat që do të propozonte Alibeaj!

Ndërhyrja e tij dukej se orientonte Alibeajn për mënyrën se si ai duhet të organizonte propozimin. Me të njëjtin stil siç i sugjeroi para ca ditësh që të ishte Alibeaj që mblidhte propozimet e ?Rithemelimit?!

Sot po përhapet dendur thashethemi sipas të cilit Alibeaj do të propozojë emrin e Ina Ramës si kandidaturë për Presidente.

Por Ina Rama ka qenë një nga emrat e grupit të parë që doli si preferencë e Kryeministrit Rama.

Mbështetësit e Bashës po e përflasin shumë emrin e Ina Ramës dhe faktin që ajo qenka e pavendosur.

Ina Rama ka qenë Prokurore e Përgjithshme e Republikës dhe pas largimit nga ai post u punësua një kohë të gjatë si këshilltare e Drejtorit të Përgjithshëm të Bankës Credins.

Sot Ina Rama është anëtare e KPA-së.

Mbetet për t’u parë nëse ?lista Alibeaj? do të ketë brenda edhe Dash Shehin, i nxjerrë si propozim i aleatëve./CNA.al

Lajmet e fundit nga