Hijet e Erion Veliajt në protestë
Veliaj përmes Arta Dades refuzon “antimiti...
Veliaj përmes Arta Dades refuzon “antimiti...
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, në cilësinë e Presidentes së Sesionit të 71-të të Komitetit Rajonal të Europës të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, hapi Sesionin Special të këtij Komiteti, në një seancë të jashtëzakonshme, që po mbahet në Kopenhagen të Danimarkës, për emergjencën shëndetësore në Ukrainë dhe në vendet fqinje.
Sesioni special i Komitetit Rajonal të Europës e OBSH-së, në rend të ditës ka çështjen e sjellë për diskutim me kërkesë zyrtare të vendeve anëtare, ?Impakti i agresionit të Federatës Ruse kundër Ukrainës në kushtet shëndetësore në Ukrainë, si edhe pasoja e aspekteve shëndetësore brenda Rajonit Evropian në tërësi dhe aspektet ndërkombëtare shëndetësore që kanë një ndikim më të gjerë rajonal?.
Gjatë fjalës hapëse në këtë seancë të jashtëzakonshme, Manastirliu tha se Komiteti Rajonal do të shqyrtojë draft-rezolutën, në lidhje me aspektet ndërkombëtare të emergjencës shëndetësore në Ukrainë dhe përtej.
?Komiteti Rajonal sot, do të ftohet të marrë në konsideratë një projekt-rezolutë e cila parashtrohet nga 36 shtete anëtare nga Rajoni Evropian i OBSH-së, ?WHA75: Emergjenca shëndetësore në Ukrainë dhe në vendet fqinje, që është krijuar nga agresioni i Federatës Ruse?. Sikundër përcaktohet edhe në kërkesë dhe në projekt-rezolutë, Komiteti Rajonal ftohet të veprojë, sipas rolit të përcaktuar në Nenin 50(e) të themelimit të OBSH, për të këshilluar OBSH-në (përmes Drejtorit të Përgjithshëm) në lidhje me aspektet ndërkombëtare të emergjencës shëndetësore, rëndësia e së cilës i kalon kufijtë rajonalë?, tha Manastirliu.
Drejtuesi i Përgjithshëm i OBSH-së, dr.Tedros Adhanom Ghebreyesus, gjatë fjalës së tij theksoi vendosmërinë në mbrojtje të shëndetit të popullatës në Ukrainë.
?OBSH deri tani ka verifikuar 200 sulme ndaj kujdesit shëndetësor në Ukrainë që nga fillimi i luftës. Çdo sulm ndaj kujdesit shëndetësor është shkelje e ligjit ndërkombëtar humanitar. Ne do të vazhdojmë të bëjmë gjithçka që mundemi për të mbrojtur dhe promovuar shëndetin në Ukrainë?, tha Dr. Tedros.
Duke folur në Sesionin Special që po zhvillon punimet në Kopenhagen, Drejtori i OBSH-së për Europën, dr. Hans Kluge, tha: ?Sot ne kemi nevojë për unitet pan-evropian, tani më shumë se kurrë, në përputhje me moton e Programit Evropian të Punës së OBSH-së ?Veprime të Përbashkëta për Shëndet më të Mirë?. Ne besojmë se progresi mund dhe duhet të arrihet ende, nëpërmjet angazhimit në dialog konstruktiv dhe angazhohem se, veçanërisht në këto kohë të errëta, askush nuk do të lihet pas?.
Me kërkesë të përbashkët të 43 shteteve anëtare të Rajonit Evropian të OBSH-së, sesioni special që po mbahet nga Komiteti Rajonal i OBSH-së për Europën në Kopenhagen, ka në fokus situatën shëndetësore në Ukrainë, si rrjedhojë e agresionit të Federatës Ruse dhe pasojat që ka kjo situatë në rajon dhe më gjerë.
Draft-Rezoluta dënon me ashpërsi agresionin ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës, duke përfshirë sulmet ndaj objekteve të kujdesit shëndetësor në Ukrainë; kërkon që Federata Ruse të sigurojë respektimin e së drejtës ndërkombëtare humanitare, duke përfshirë mbrojtjen e të gjithë personelit mjekësor dhe personelit humanitar të angazhuar ekskluzivisht në detyrat mjekësore, mjeteve të tyre të transportit dhe pajisjeve, si dhe spitaleve dhe objekteve të tjera mjekësore; fton Shtetet Anëtare të Rajonit Evropian të OBSH-së dhe të rajoneve të tjera të OBSH-së të bëjnë gjithçka që është e mundur për të mbështetur Qeverinë e Ukrainës në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave shëndetësore të popullsisë së Ukrainës dhe më tej.
Pas shtyrjes së garës për emrin që do të zëvendësojë Erinda ...
Ballkani Perëndimor (BP) vlerësohet si zonë e nxehtë e biodi...
Ujërat e zeza në qytetin e Vlorës derdhen në plazhin publik ...
Gazetari Artan Hoxha ka treguar mbrëmjen e sotme se e njeh n...
Elisabeta Imeraj thotë se ajo nuk zotëron asnjë pasuri dhe s...
Elisabeta Imeraj, ish-drejtuese e prokurorisë së Tiranës, ka...
Gazetari Artan Hoxha ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për aferën e incenera...
Ekzekutivi nuk mund të tentojë të prishë gjyqësorin, tha Ish...
Ish kryeprokurorja Elisabeta Imeraj ka folur për herë të par...
Me trupë gjyqësore të përgjysmuar, Gjykata e Durrësit ka pës...
Fatmir Hasho ekspert i sigurisë rrugore deklaroi se koha për...
Ditën e nesërme do të mblidhet Konferenca e Kryetarëve.Kuven...
Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani, ka deklaruar s...
Anëtari i Komisionit të Rithemelimit Ivi Kaso ka komentuar m...
Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja i ka bërë thirrje SPAK që t...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka publikuar...
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim u s...
Deputeti Tritan Shehu, në seancën e sotme plenare ka ‘protes...
Banorëve të lagjes 13 në Durrës ju ka ardhur një paralajmëri...
Janë 12 ditë proteste në kryeqytet, të cilat filluan pas p...
Dritan Prençi është prokurori i SPAK-ut që fle mbi dosjen ...
Hetimet e thelluara që SPAK-u kreu për Ajola Xoxën dhe Eri...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Sigur...
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin e rëndë që u ...
Një biznesmen shqiptar është vënë në pranga këtë pasdite n...
Një aksident i rëndë është shënuar në aksin Korçë-Ersekë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një aksident tragjik u shënua pasditen e kësaj të premteje...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Lajme të mira për ata që fluturojnë: Pas negociatave shumë...
Zgjati më shumë se dy vjet, por tani BE mund të fillojë ne...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi se ushtria ame...
Irani ka ndërmarrë masa të reja për të forcuar mbrojtjen e...
Disa gërmime arkeologjike të kryera gjatë këtotij sezoni n...
Në Muzeun e Arteve të Bukura në Chambéry të Francë, më dat...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ndau sot d...
Kreditimi i biznesit është rritur në pjesën e parë të këti...
Tregu i punës ka shfaqur tendenca shqetësuese në fillim të...