LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

I përfshirë në korrupsion/ Pse nuk u arrestua Erion Isai, që i shkoi SPAK-ut, në “tepsi”?

11 Prill 2022, 08:52, Aktualitet CNA

Erion Isai u emërua në krye të Bashkisë së Kolonjës, në vitin 2019, pas zgjedhjeve të 30 Qershorit.  Pa eksperiencë në politikë, Isai u katapultua në listat për kryetar bashkish, në kohën kur nuk kishte asnjë rival përballë.

Përtej kësaj, Isai, arriti shumë shpejt të të bëhej një ndër më të lakuarit por jo për suksese për skandale .

Siç është rasti  përgjimit të bërë publik ditët e fundit ku vërtetohet se Erion Isai është i implikuar në veprime abuzive duke shkelur kështu ligjin.

Dosja penale me numër 68,  e cila aktualisht është në SPAK,  flet për një sërë veprimesh abuzive të zyrtarëve të bashkisë Ersekë, me në krye Erion Isain.

Përmes përgjimeve është zbuluar shkelja e ligjit për blerjen materialeve drusore, në këmbim të përfitimeve finanaciare.

Për shkak të hetimeve janë nëntë zyrtarë nga sektorine Inspektimit të Pyjeve Korçë dhe Tiranë të pzulluar, ndërsa Isai ende vijon detyrën, pavarësisht veprimeve që ai ka ndërmarrë dhe i ka konfirmuar siç ka dalë në përgjime.

Isai ka dhënë ?ok? për të bërë një dorë të mirë siç ka dalë në përgjime, edhe pse ky hov në fund është ndërprerë nga nënkryetarja e Bashkisë, Eliona Mydini.

Edhe pse pjesë e qarkut të korrupsionit, Erion Isai sot është i lirë, sikur nuk ka ndodhur asgjë dhe SPAK ka vetëm zërin e tij, pra deklaratat me të cilat apo konfirmon dhe urdhëron veprime të kundërligjshme.

Kryebashkiaku socialist, Erion Isai i ka shkuar gati SPAK-ut. Prokuroria e Korçës, i ka dërguar SPAK-ut, të gjitha materialet kompromentuese ku përfshihet Isai.

Përgjimet kanë qenë të ligjshme, deklaratat e Isait janë të qarta, por i paqartë mbetet mos reagimi i SPAK-ut.

Kujtojmë se përmes bisedave të përgjuara mes Lirjan Hysenit, një anëtari të këshillit Bashkiak Ersekë, dhe kryetarit të PS atje me kryebashkiakun Erion Isain,  flitet për shitjen e një sasie prej 1 mijë metra kub lëndë drusore.

Këshilltari dhe kryesocialisti Lirjan Hyseni, u thotë Erion Isait, se në këtë rast ??bën një dorë të mirë??.

Përgjimet, kur është bërë kjo bisedë mes dy zyrtarëve kanë fiksuar datën 15 tetor 2021.

Biseda është zhvilluar një ditë pasi Lirjan Hyseni, kishte takuar dhe biseduar me tregtaren e druve në Korçë, Mirela Matraku, e cila zotëron në këtë qytet një pikë tregtimi të lëndëve drusore.

Matraku kërkonte të favorizohej dhe të blinte nga bashkia e Ersekës 1 mijë metra kub me çmim të ulët me qëllim që ti tregtonte më pas në qytetin e Korçës.

Në bisedën e përgjuar mes dy zyrtarëve Lirjan Hyseni i thotë Erion Isait, se ishte takuar me një biznesmene në Korçë, e cila kërkonte të blinte nga pyjorja e Kolonjës rreth 1 mijë metër dru zjarri.

Isai e orienton duke i thënë që zonja të marrë letrat dhe të shkonte ditën e Martë, por paraprakisht të komunikonte me Aldon, përgjegjësin e Pyjores në Bashkinë Kolonjë.

Në këtë pikë, Lirjan Hyseni i thotë kryebashkiakut se në këtë rast ??bën një dorë të mirë??.

Brenda të njëjtës ditë, në 15 tetor, Erion Isai, telefonon Lirjan Hysenin, duke i konfirmuar këtij të fundit se kishte folur vetë me Aldo Jahon, dhe biznesmenia Mirela të shkonte të merte fillimisht ditën e martë 500 metra dru dhe 500 metra e tjera ti merte në ditët e muajit Nëntor.

Sipas dosjes që ndodhet në SPAK dhe të siguruar nga CNA.al, thuhet se menjëherë pas mbylljes së kësaj bisede mes dy zyrtarëve të bashkisë Ersekë, Lirjan Hyseni telefonon biznesmenen Mirela Matrakun dhe i thotë se për 500 metra dru ti merte ditën e martë, duke e porositur që ti merte dhe dokumentat që të ishte në rregull me letrat.

Më pas në lojë hyn shefja e financave në Bashkinë Ersekë Sofika Rexhepi, së cilës i telefonon Lirjan Hyseni duke i thënë se ditën e Martë, do vinte në bashki Mirela dhe Sofika ti priste faturën, pasi ata kishin folur me kryetarin.

Me datë 18 tetor 2021, Lirjani në një bisedë sërish me krybashkiakun Erion Isai thotë se për drutë që do marrë, Mirela pagesën duhet ta bëjë jo me bankë por Cash në dorë.

Për mënyrën e pagesës, Erion Isai, merr përsipër se do fliste vetë ai me shefen e financës, Sofika Rexhepi, në mënyrë që t?ia shpjegonte situatën.

Një ditë më pas në 19 Tetor, Lirjan Hyseni dhe Mirela Matraku, janë takuar së bashku në lokal ?Gramozi? në qytetin e Ersekës. Më pas Lirjani telefonon Sofika Rexhepin dhe e pyet nëse kishte folur me Erionin, kryetarin e bashkisë, duke i pohuar që të shkonte në punë, pasi Mirela do bënte pagesën dhe se sipas Ilirjanit, lekët duhet ti mbante në dorë.

Nga ana tjetër shefja e financës, Ersekë ka këmbëngulur se nuk mund të mbante asnjë pagesë në dorë, por kjo pagesë duhet të bëhej në bankë.

Pasi e mbyll me Sofikën, Lirjani telefonon Amarildo Jahon, përgjegjësin Pyjor, ku e pyet nëse e kishte telefonuar Erioni për shitjen e druve që do ti bënin Mirelës.

Pas një sërë telefonatash, prerje faturash dhe takime me qëllim shitjen e 1 mijë metra dru zjarri, procesi ngeli tek nën/kryetarja e Bashkisë Ersekë, Eljona Mydini, e cila të gjithë këtë organizim e quajti të kundraligjshëm dhe shkelje procedurash, duke mos firmosur asnjë dokument.

Pas kësaj Lirjan Hyseni, telefonon sërisht Erion Isain, i cili i thotë se kishte folur me Sofikën dhe i kishte thënë të priste faturën se nuk do bëhej shitja me ankand pasi ishte përcaktuar çmimi.

Gjatë kësaj kohe Lirjani shkëmben mesazhe me Mirela Matrakun, e cila e shqetësuar i komunikon faktin se nuk po bëhet dhe se nuk do nënkryetarja për ta firmosur pasi e quan shkelje.

Më tej, në përgjimet telefonike del se  Lirjan Hyseni, pasi konfirmon faktin tek Mirela se nuk ju bë shitja, komunikon me Amarildo Jahon, ku ky i fundit i justifikohet se shitja nuk u bë për faj të tij, por për shkak se nuk donte nënkryetarja e bashkisë, pasi sipas saj në sasira të tilla çdo subjekti, privat-shitja mund të bëhet vetëm me ankand.

Pra, nuk ka pranuar nënkryetarja e Bashkisë, se për Erion Isain, çdo gjë do të kishte marrë fund dhe ?do ta kishte bërë një dorë të mirë?, siç e ka këshilluar kryesocialisti i Ersekës dhe njëherësh këshilltari Lirjan Hyseni./CNA.al

Vjedhje dhe tek drutë e zjarrit, përgjimi i kryebashkiakut socialist/ Erion Isai: Do 1 mijë metra dru Mirela? ??Bën një dorë të mirë??

Kreu i PS dhe kryebashkiaku i Ramës në duart e SPAK

Lajmet e fundit nga