LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kreu i PS dhe kryebashkiaku i Ramës në duart e SPAK

10 Prill 2022, 10:32, Aktualitet CNA
Kreu i PS dhe kryebashkiaku i Ramës në duart e SPAK

Kryebashkiaku i Ersekës, Erion Isai dhe Lirjan Hyseni është gjithashtu kryetar i PS në Kolonjë, janë përfshirë në një skandal korrupsioni.  Bëhet fjalë për një dosje penale që tashmë ka mbëritur nga prokuroria e Korçës në prokurorinë e posaçme SPAK në Tiranë.

CNA.al ka siguruar dosjen e plotë, ku mësohet se Erion Isai ka dalë në përgjimet që antikorrupsioni ka bërë për zyrtarët që u arrestuan për prerjen e pyjeve, ku njëri prej tyre ishte Lirjan Hyseni është gjithashtu kryetar i PS në Kolonjë, i vendosur nga ministrja Elisa Spiropali.

Në këtë dosje, e cila shkon në SPAK pas shpalljes së moskompetencës nga Gjykata e Korçës, Erion Isai flet me Lirjan Hysenin, një anëtari të Këshillit Bashkiak Ersekë,  për shitjen e një sasie prej 1 mijë m3 lëndë drusore.

Në dokumentet e siguruara nga CNA.al mësohet se biseda është zhvilluar në nëntor të vitit 2021.

Një shtetase, e cila quhet Mirela Matraku, kërkonte të blinte nga bashkia e Ersekës 1 mijë metra kub dru me çmim të ulët dhe pas bisedës më të ?besuarin? e Erion Isait, duket se gjithçka është zgjidhur me ?çelësin e artë?.

Sikure del në përgjime, Isai është dakordësuar duke autorizuar blerjen e dy sasive nga 500 metra kub secila, në dy momente të ndryshme, duke autorizuar një pagesë me cash. 

Në dosjen e siguruar nga CNA.al, ndër të tjera thuhet se ?Më pas shtetasi Lirijan Hyseni, në datë, 30.09.2021 telefonon numrin e telefonit 0697000077 i identifikuar nga ana jonë si numër në përdorim të shtetasit Erion Isai( aktualisht me detyrë kryetar Bashkie Kolonjë ku ndër të tjera bisedojnë lidhur me faktin se Lirjani kishte komunikuar me Shyqyriun dhe ta priste t?i shkonte në zyrë ndërkohë i thotë dhe për punonjësit e mjedisit të cilët kishin ardhur po atë ditë pra në datë 30.09.2021 tek Ujësjellësi i Leskovikut.

Në datën 12.10.2021 shtetasi Lirjan Hysnein e telefonon numri i telefonit 0697000097 (numër ky i paidentifikuar nga ana jonë  se kujt i përket) Lirjani thotë emrin Eljo, i cili i thotë se ka lidhur kontratë uji dhe ka paguar 90 mijë lekë por Erioni do të prishë këtë kontratë. Gjithashtu me këtë shtetas Lirjani bisedon dhe në datë 13.10 2021 ku sërish shtetasi me emrin Eljo i thotë për kontratën që do t?i prishet pasi Erioni ka telefonuar Iglin ( Igli Radomi drejtor i Ujësjellës Kanalizimeve Bashkia Kolonjë).

Në datë 15.10.2021 Mirela Matraku kontakton sërish Lirjanin dhe e lënë për tu takuar në Unazën e Qytetit të Korçës, tek rrethrrotullimi i Ersekës. Pasi shtetasi Lirjan Hyseni është takuar me shtetasen Mirela Matraku  telefonon numrin e telefonit 0697000077 ( i dientifikuar si shtetais Erion Isai, kryetar i Bashkisë Kolonjë ku shtetasi Lirjan Hyseni i komunikon se ishte takuar me një biznesmene në Korçë e cila kërkonte të blinte nga pyjorja Kolonjë 1000 metër dru zjarri. Erioni i konfrimon faktin të marrë letrat dhe të vinte ditën e martë, por paraprakisht të komunikonte me Aldon (i identifikuar si Amarildo Jaho, përgjegjës Pyjore Bashkia Kolonjë) dhe Lirjani i thekson faktin se bën ?një dorë të mirë?.

Po në datë 15.10 2021 Erioni telefonon Lirjanin dhe i konfirmon se pasi ka folur me Aldon të vijë shtetësja Mirela dhe të marrë ditën e martë 500 m dhe 500 m të tjera t?i marrë në muajin nëntor. Lirjani i përmend se merr dhe lekët në dorë dhe ta bënte për vete që të ketë likujditet.

Po në datë 18.10.2021, Lirjnai komunikon me Erionin(kryetarin e Bashkisë Kolonjë) dhe ndër të tjera bisedon për drutë që do i shiten Mirelës dhe Mirela të bëjë pagesën me lekë në dorë ku ndërkohë Erioni i konfrimon se do flaës ai vetë dhe do tia shpjegojë Sofikës, shefes së financës.

?Më pas Lirjani (kreu i PS) telefonon Sofika Rexhepin dhe e pyet se a kishte folur me Erionin(kryetarin e Bashkisë Kolonjë) dhe i thotë që të vijë në punë që të bëjë pagesën shtetasja mirela Matraku, madje sipas Lanit t?i mbajë në dorë por Sofika i komunikon se nuk mund t?i mbajë, por të bëjë pagesën nëpërmjet Raiffaisen.

Ndërkohë në të njëjtën kohë Lirjani komunikon me numrin e telefonit 0684073554( i identifikuar si Amarildo Jaho përgjegjës pyjor Bashkia Kolonjë) ku e pyet nëse e kishte telefonuar Erioni për shitjen e druve që do t?i bënin Mirelës.

Pas kësaj Lirjani telefonon sërish Erionin i cili i thotë se kishte folur me Sofikën dhe i kishte thënë të priste faturën se nuk do të bëhej shitja me ankand pasi ishte përcaktuar çmimi.?

Zbardhja e përgjimit në të cilin tregohet se Erion Isai është i implikuar në veprime abuzive duke shkelur kështu ligjin.

?Më pas shtetasi Lirijan Hyseni, në datë, 30.09.2021 telefonon numrin e telefonit 0697000077 i identifikuar nga ana jonë si numër në përdorim të shtetasit Erion Isai( aktualisht me detyrë kryetar Bashkie Kolonjë ku ndër të tjera bisedojnë lidhur me faktin se Lirjani kishte komunikuar me Shyqyriun dhe ta priste t?i shkonte në zyrë ndërkohë i thotë dhe për punonjësit e mjedisit të cilët kishin ardhur po atë ditë pra në datë 30.09.2021 tek Ujësjellësi i Leskovikut.

Në datën 12.10.2021 shtetasi Lirjan Hysnein e telefonon numri i telefonit 0697000097 (numër ky i paidentifikuar nga ana jonë  se kujt i përket) Lirjani thotë emrin Eljo, i cili i thotë se ka lidhur kontratë uji dhe ka paguar 90 mijë lekë por Erioni do të prishë këtë kontratë. Gjithashtu me këtë shtetas Lirjani bisedon dhe në datë 13.10 2021 ku sërish shtetasi me emrin Eljo i thotë për kontratën që do t?i prishet pasi Erioni ka telefonuar Iglin ( Igli Radomi drejtor i Ujësjellës Kanalizimeve Bashkia Kolonjë).

Në datë 15.10.2021 Mirela Matraku kontakton sërish Lirjanin dhe e lënë për tu takuar në Unazën e Qytetit të Korçës, tek rrethrrotullimi i Ersekës. Pasi shtetasi Lirjan Hyseni është takuar me shtetasen Mirela Matraku  telefonon numrin e telefonit 0697000077 ( i dientifikuar si shtetais Erion Isai, kryetar i Bashkisë Kolonjë ku shtetasi Lirjan Hyseni i komunikon se ishte takuar me një biznesmene në Korçë e cila kërkonte të blinte nga pyjorja Kolonjë 1000 metër dru zjarri. Erioni i konfrimon faktin të marrë letrat dhe të vinte ditën e martë, por paraprakisht të komunikonte me Aldon (i identifikuar si Amarildo Jaho, përgjegjës Pyjore Bashkia Kolonjë) dhe Lirjani i thekson faktin se bën ?një dorë të mirë?.

Po në datë 15.10 2021 Erioni telefonon Lirjanin dhe i konfirmon se pasi ka folur me Aldon të vijë shtetësja Mirela dhe të marrë ditën e martë 500 m dhe 500 m të tjera t?i marrë në muajin nëntor. Lirjani i përmend se merr dhe lekët në dorë dhe ta bënte për vete që të ketë likujditet.

Po në datë 18.10 Lirjnai komunikon me Erionin(kryetarin e Bashkisë Kolonjë) dhe ndër të tjera bisedon për drutë që do i shiten Mirelës dhe Mirela të bëjë pagesën me lekë në dorë ku ndërkohë Erioni i konfrimon se do flaës ai vetë dhe do tia shpjegojë Sofikës, shefes së financës.

Më pas Lirjani telefonon Sofika Rexhepin dhe e pyet se a kishte folur me Erionin(kryetarin e Bashkisë Kolonjë) dhe i thotë që të vijë në punë që të bëjë pagesën shtetasja mirela Matraku, madje sipas Lanit t?i mbajë në dorë por Sofika i komunikon se nuk mund t?i mbajë, por të bëjë pagesën nëpërmjet Raiffaisen.

Ndërkohë në të njëjtën kohë Lirjani komunikon me numrin e telefonit 0684073554( i identifikuar si Amarildo Jaho përgjegjës pyjor Bashkia Kolonjë) ku e pyet nëse e kishte telefonuar Erioni për shitjen e druve që do t?i bënin Mirelës.

Pas kësaj Lirjani telefonon sërish Erionin i cili i thotë se kishte folur me Sofikën dhe i kishte thënë të priste faturën se nuk do të bëhej shitja me ankand pasi ishte përcaktuar çmimi? , thuhet në një pjesë të përgjimit.

Por, tashmë kryebashkiaku i Ramës është në duart e SPAK, i cili ka kompetencën për të hetuar zyrtarët e lartë. Do të jetë Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, e cila do të ?vulosë? fatin e zyrtarëve të cilët kërkojnë të abuzojnë në kurriz të taksapaguesve./ CNA.al

Lajmet e fundit nga