“Mafia shqiptare në të njëjtin nivel me Ndranghetën, Camorra e Cosa Nostra”/ Eksperti Italian tregon si është ‘perfeksionuar’ ndër vite

25 Janar 2022, 20:50, Kronika CNA
“Mafia shqiptare në të njëjtin nivel me Ndranghetën,

Eksperti italian i kriminalistikës Vincenzo Musacchio në një lidhje me Skype për A Shoë me Adi Krastën ka folur për grupet kriminale shqiptare dhe trafikun e drogës nga Shqipëria drejt Italisë.

Musacchio u shpreh se e gjithë droga që mbërrin në brigjet italiane si Pulja e Kalabri, ka si origjinë Shqipërinë.

Sipas tij, mafia shqiptare, është perfeksionuar dhe është në të njëjtin nivel me mafien e famshme italiane si Ndrangheta, Camorra apo Cosa Nostra.

Kërkesat për lëndë narkotike në Europë janë në rritje. Tregu kërkon edhe më shumë drogë. Dhe këto mafie do të jenë edhe më të fuqishme. Ne mendojmë se janë njerëz budallenj, por në fakt janë të zgjuar, kanë aftësi dhe vizion të qartë të gjendjes, dinë si të veprojnë, sepse kanë mësuar nga mafia italiane dhe janë përmirësuar.

Sot, mafia shqiptare, për mua mafia dhe kriminaliteti i organizuar janë e njëjta gjë, në Shqipëri mund të ketë kuptim të ndryshëm, por nënkuptoj një gjë të vetme, dje janë arrestuar në Molise, nga një operacion i madh policor dhe krerët e mafies u arrestuan.

Eksponentët kryesorë ishin shqiptarë. E gjithë droga që vjen te ne, në Molise, Pulja, Kalabri, është e gjitha drogë që vjen nga Shqipëria. Ja pse, me këtë forcë, me këtë pushtet ekonomik, mafiet shqiptare sot janë në të njëjtin nivel me Ndranghetën, Camorra, Cosa Nostra. Edhe me mafien Puljeze kemi bashkëpunim të ri. E gjithë droga që vjen nga këto anë, është drogë nga Shqipëria“, u shpreh Musacchio.

Lajmet e fundit nga