Mbi 2600 raste të reja me Covid/ Humbin jetën 6 qytetarë

21 Janar 2022, 17:28, Lifestyle CNA
Mbi 2600 raste të reja me Covid/ Humbin jetën 6 qytetarë

Vijojnë të mbeten të larta shifrat e infektimeve në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë ka bërë bilancin e situatës epidemiologjike në vendin tonë në 24 orët e fundit, ku kanë rezultuar pozitivë 2670 qytetarë nga 9485 testime. Po ashtu, sipas MSH kanë humbur jetën edhe 6 qytetarë, ndërsa numri i të shëruarve është 2152.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 9,485 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 2,670 qytetarë, në këto bashki:

1,434 në Tiranë, 148 në Shkodër, 105 në Durrës, 101 në Vlorë, 75 në Elbasan, 51 në Fier, Sarandë, 48 në Kamëz, Gjirokastër, 44 në Lushnje, 37 në Krujë, 36 në Korçë, 35 në Kurbin, Pogradec, 32 në Berat, 27 në Tepelenë, 25 në Vorë, 24 në Lezhë, 21 në Devoll, 20 në Kuçovë, 18 në Mirditë, Mallakastër, 17 në Kavajë, Patos, 16 në Gramsh, 15 në Skrapar, 13 në Dibër, 11 në Vau i Dejës, Divjakë, Përmet, 9 në Kukës, Peqin, Tropojë, 8 në Kolonjë, 7 Konispol, Memaliaj, Prrenjas, 6 në Has, Selenicë, Delvinë, Këlcyrë, Cërrik, 5 në Mat, Belsh, Librazhd, 4 në Malësi e Madhe, Shijak, Himarë, 2 në Pukë, Fushë-Arrëz, Rrogozhinë, Dimal, 1 në Bulqizë, Finiq, Libohovë, Maliq, Poliçan.

Janë 24,105 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 134 pacientë, nga të cilët 13 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka gjashtë humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: Dy qytetarë nga Saranda 36 dhe 84 vjeç, dy qytetarë nga Tirana 62 dhe 80 vjeç, një qytetar nga Berati 66 vjeç, një qytetar nga Gjirokastra 67 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 2,152 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 216,785 që nga fillimi i epidemisë./E.K-CNA.al

Lajmet e fundit nga