
"Plas" sherri mes Arbana Osmanit dhe Fjoralba Ponarit/ Zbulohet arsyeja
Gjatë spektaklit të së premtes të Big Brother Vip, moderator...
Rriten me 30% kapacitetet testuese në laboratorin e referencës së Institutit të Shëndetit Publik, falë investimit në aparatura të reja të teknologjisë së fundit. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu pa nga afër investimin e ri në ISHP, ku tha se këto pajisje janë pjesë e planit për përgjigjen ndaj pandemisë dhe emergjencave të shëndetit publik.
?Kemi investuar për Institutin e Shëndetit Publik në raport me rritjen e kapaciteteve, të cilat vijnë të rritura me rreth 30% krahasuar me ato më parë, duke rinovuar dhe shtuar flotën e pajisjeve përsa i përket aparaturave dhe gjithashtu duke kontribuar në përballimin më të mirë të situatës. I vlejnë Institutit të Shëndetit Publik, jo vetëm për PCR dhe evidentimin e koronavirusit por gjithashtu edhe për një seri agjentësh. Kjo është e rëndësishme sepse hap një gamë të analizimit të viruseve të tjera. Që do të thotë që përgatitemi dhe forcojmë kapacitetet tona, jo vetëm për t?iu përgjigjur situatës aktuale për fuqizimin e kapaciteteve, por edhe për t?i paraprirë asaj që gjithë bota sot po synon, emergjencave që mund të ndodhin në të ardhmen. Pra, të përballemi dhe të kemi një përgjigjie ndaj emergjencave të shëndetit publik?, tha Manastirliu.
Duke folur për situatën epidemiologjike, Manatirliu tha se në 95% të rasteve të identifikuara me Covid19, mbizotëron varianti Omicron, duke shtuar që janë 330 pika në të gjithë vendin për kryerjen e testit të antigenit.
?Jemi në një situatë ku incidenca vlerësohet e rritur. Përpara dy ditësh kemi patur pikun më të lartë ndonjëherë të rasteve të infektimeve, ku siç është konfirmuar nga Instituti i Shëndetit Publik, mbi 95% e rasteve sot paraqiten me variantin Omicron. Për të përballuar këtë situatë është e nevojshme testimi i shpejtë, testimi i sigurt. Ne nuk kemi ndalur në asnjë moment përpjekjet tona qoftë përsa i përket testimit të shpejtë dhe testimit nëpërmjet PCR, ndaj po rrisim kapacitetet. Kemi 330 pika në të gjithë Shqipërinë ku kryhet testi i shpejtë falas në qendrat tona shëndetësore?, tha Manastirliu.
Duke theksuar se do të vijojë forcimi i kapaciteteve spitalore, Manastirliu bëri me dije se po punohet për të pasur projektin e zbatimit për forcimin e mëtejshëm të kapaciteteve të Institutit të Shëndetit Publik.
?Për Institutin e Shëndetit Publik jemi duke punuar të gjithë së bashku për të pasur një investim rrënjësor të rehabilitimit por edhe të ndërtimit të laboratorit të Institutit të Shëndetit Publik, ku jemi duke punuar për projektin e zbatimit dhe më pas për të financuar një ndërhyrje tjetër të rëndësishme, përsa i përket forcimit të kapaciteteve të Institutit të Shëndetit Publik dhe për t?iu përgjigjur padyshim asaj që do koha në përballje me emergjencat e shëndetit publik dhe në funksion të mbrojtjes së jetës së qytetarëve tanë?, bëri me dije Manastirliu.
Drejtoresha e ISHP, dr. Eugena Tomini vlerësoi investimin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për rritjen e kapaciteteve: ?Ky është një moment shumë i rëndësishëm sepse në pikun kur kemi një rritje të numrit të rasteve, ne na shtohen kapacitetet laboratorike përkundrejt diagnozës së shpejtë, përgjigjies në kohë të rezultatit, sigurisht triazhimit të pacientëve dhe izolimit të tyre në kohë. Kjo është shumë e rëndësishme jo vetëm për laboratorin në drejtim të kapaciteteve të ngritura por edhe në drejtim të ngritjes së burimeve njerëzore?, tha Tomini.
Gjatë vizitës në laboratorin e virologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale tha se po punohet për forcimin e kapaciteteve spitalore, duke bërë me dije se shumë shpejt do të hapen punimet për rindërtimin e Spitalit Infektiv, ndërsa apeloi sërish qytetarët për kryerjen e vaksinës anticovid, duke theksuar rëndësinë e dozës përforcuese për uljen e shtrimeve në spitale dhe formave të rënda të sëmundjes./ CNA.al
Gjatë spektaklit të së premtes të Big Brother Vip, moderator...
Gazetari dhe moderatori Edi Manushi, në emisionin “Goca dhe ...
Omicron po përhapet me shpejtësi në të gjithë botën, me eksp...
Anyuta Rai është një modele nga Rusia, e cila ka tërhequr vë...
Teksa të gjithë po presin ta shohin në televizion, moderator...
Aktorja Arjola Demiri është një nga konkurentet pretendente ...
Ministria e Shëndetësisë ka bërë bilancin e 24 orëve të fund...
Pavarësisht shifrave më të larta deri tani të të infektuarve...
Varianti i ri i Covid, Omicron, ka sjellë shifra të larta in...
Dj Dagz ka qenë i eleminuari i radhës nga shtëpia e Big Brot...
Në kuadër të Javës Europiane të Sensibilizimit Kundër Kancer...
Drejtori i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj ka dhënë alarm...
Varianti i ri i koronavirusit, Omicron ka shtuar shqetësimin...
Pas mbylljes së spektaklit live, Einxhel nuk pushonte dot së...
Duke qenë se Beatrix Ramosaj e ka kryer me sukses misionin e...
Mbrëmë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri janë bërë dy el...
Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ka lëshuar një p...
Dy konkurentët e Big Brother VIP, balerini Ilir Shaqiri dhe ...
Beatrix Ramosaj është shndërruar nga personazhet më të përfo...
Ministria e Shëndetësisë ka bërë bilancin e 24 orëve të fund...
Emisioni "Stop" në "Tv Klan" transmetoi dëshminë e të ...
"Fiks Fare" denoncoi mbrëmjen e së enjtes një mashtrim...
Ndërtimet e fabrikave pranë zonave të banuara kanë sje...
Nga disa ankesa të ardhura në redaksinë e emisionit "F...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK, shpalli të enjten...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyr...
Gledis Nano mori postin e Drejtorit të Përgjithshëm të...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkakrkuar nga d...
Një bandë italo-shqiptare, që ishin ndër furnizuesit k...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Peshkopi pasd...
Disa të rinj janë përfshirë në një sherr me grushte në...
Policia ka dalë me një reagim zyrtar pas aksidentit tr...
Pas përmirësimit të situatës së COVID-19 në Evropë dhe...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publ...
Një grua pretendoi në polici se nuk është vetëm bashkë...
Brenda 30 nëntorit qeveria miraton zonat ose territore...
Numri i infektimeve me COVID në Mbretërinë e Bashkuar ...
Dënimi me burg të përjetshëm i dhënë dje për një adole...
Çfarë fshihet pas mbështetjes së Koresë së Veriut ndaj...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha të premten se...
Kujtohet themeluesi i arkeologjisë dhe muzeologjisë s...
Viti 2021 tregon që kultura nisi të merrte jetë sërish...
Në një intervistë, kompozitori i mirënjohur Limos Dizd...
Nga 23 qershori deri 28 qershor, do të ekranizohen fil...
Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj,...
1-Më në fund sot ka nisur ndërtimi i një vepre energjetike...
Euro vijon të këmbehet në nivelin më të ulët historik të s...
Rritja e çmimeve ka shënuar edhe fundin e epokës të in...