Rikthehen reshjet e shiut dhe të borës/ Mos dilni nga shtëpia pa çadër

20 Janar 2022, 07:16, Sociale CNA
Rikthehen reshjet e shiut dhe të borës/ Mos dilni nga shtëpia pa

Vendi ynë do të karakterizohet nga mot me kthjellime dhe vranësira të cilat pritet të shpeshtohen në orët e vona të pasdites duke sjellë edhe reshje shiu.

Ultësira perëndimore paraqitet me kthjellime dhe vranësira të lehta, ndërsa zonat përgjatë kufirit lindor do të vijojnë në ndikimin e ngricave dhe temperaturave të ulëta.

Mesdita dhe orët vijuese sjellin shpeshtim të vranësirave në të gjithë vendin duke bërë që orët e vona të pasdites të sjellin reshje të pakta shiu e dëbore në veri dhe qendër.

Gjatë natës vranësirat dhe reshjet përfshijnë gjithë vendin.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes por edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga ?4°C deri në 15°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Jugor, kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim 3-4 Ballë./CNA.al

Lajmet e fundit nga