LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

COVID mbyll gjimnazin në Korçë, nxënës e mësues të infektuar

18 Janar 2022, 18:26, Sociale CNA
COVID mbyll gjimnazin në Korçë, nxënës e mësues

Shkolla profesionale bujqësore ?Irakli Tërova? prej datës 18 deri në 28 janar do të jetë e mbyllur, shkak infektimet prej COVID-19.

Mësimi do të kryhet online, ndërkohë që përveç rasteve të mësuesve të infektuar janë edhe disa prej nxënëseve.

Drejtori i kësaj shkolle shprehet se kanë qenë të detyruar për këtë vendim, pasi mbi gjysma e stafit pedagogjik është e infektuar.

?Kemi infeksione në stafin mësimor ku nga 11 mësues ose personel mësimdhënës, 5 janë të infektuar duke bërë analizat kanë dalë pozitiv?, tha Adrian Sheremeni.

Te infektuar ka dhe në radhët e nxënësve.

?Ishin rreth 20 nxënës të cilët ishin me temperaturë por që nuk i identifikojmë dot? shprehet drejtori i shkollës.

Në shkollat e qarkut të Korçës të infektuar me COVID-19 janë 30 mësues dhe mbi 100 nxënës.

Ditët e fundit juglindja e vendit është duke u përballur me një numër të lartë infektimesh jo vetëm në institucionet arsimore, por edhe në administratën publike./euronews 

Lajmet e fundit nga