Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Institucioni i Avokatit të Popullit ka reaguar në lidhje shembjen e disa banesave në zonën e 5 Majit në Tiranë.
Përmes një deklarate, Avokati i Popullit bën me dije se banorët kundërshtojnë prishjen e banesave të tyre me arsyen se nga ana e Bashkisë Tiranë së pari ka munguar transparenca lidhur me aktet që ka prodhuar Bashkia Tiranë konkretisht Akt-Marreveshja për shkembim/dhurim të pronës.
Banorët pretendojnë se janë njoftuar vetëm për lirimin e objekteve në datën e përcaktuar por nuk kanë asnjë informacion të mëtejshëm lidhur me strehimin e tyre.
Ndër të tjera mësohet se institucioni i Avokatit të Popullit do vijojë ta ndjekë nga afër këtë çështje deri në zgjidhjen përfundimtare të saj.
Njoftimi i plotë:
Institucioni i Avokatit të Popullit sic e ka bërë me dije dhe më parë ka ndjekur në vijimësi dhe me shqetësim problematikën në shëmbjen e banesave të ndodhura në Njësitë Administrative nr. 8 dhe nr. 4 zona ?5 Maji?, Tiranë, nga ndërhyrja e strukturave të IMT pranë Bashkisë Tiranë në zbatim të vendimit nr.533, datë 22.09.2021 të KM ?Për shpronësimin për interes publik, në funksion të proçesit të rindërtimit për zhvillimin e zonës së re, në përputhje me planin e detyruar vendor, përmes kompesimit me shkëmbim për të gjitha pasuritë që preken nga realizimi i projektit ?Për zonën e re për zhvillim një njësinë administrative nr.4 dhe 8, zona ?5 Maj?, Bashkia Tiranë?.
Problematika është bërë prezent dhe nga një grup banorësh të Njësisë Administrative nr. 8 dhe nr. 4 Tiranë për prishje të banesave të tyre pranë Institucionit të Avokatit të Popullit në dt. 26.10.2021. Me marrjen e ankesës, ndihmës-komisionerët e Seksionit të Administratës në institucionin e Avokatit të Popullit, në dt. 26.10.2021 ndoqën në terren problematikat që shoqëroi aksioni i strukturave të Bashkisë Tiranë , IMT në prishje të objekteve/shtëpive të ndodhura në Njësinë Nr. 4 dhe 8 zona ?5 Maji? Bashkia Tiranë.
Banorët kundërshtojnë prishjen e banesave të tyrë me arsyen se nga ana e Bashkisë Tiranë së pari ka munguar transparenca lidhur me aktet që ka prodhuar Bashkia Tiranë konkretisht Akt-Marreveshja për shkembim/dhurim të pronës e cila është e padetajuar me të dhënat përkatëse dhe pa informacion se cila eshtë pasuria që do t?u vihet në dispozicion banorëve në këmbim të pronës së marrë në kuadër të zhvillimit të zonës.
Nëpërmjet këtij ankimi banorët pretendojnë se janë njoftuar vetëm për lirimin e objekteve në datën e përcaktuar por nuk kanë asnjë informacion të mëtejshëm lidhur me strehimin e tyre. Banorët shprehen se po u merren banesat e tyre por nga ana e Bashkisë Tiranë dhe strukturave të vartësisë nuk janë bërë me dije procedurat që do të ndiqen për garantimin e strehimit pas lirimit të godinave të tyre.
Në kushet e situatës së tillë Institucioni i Avokatit të Popullit u vu në lëvizje për hetimin e gjithë procedurës së ndjekur nga organet kompetente në përcaktim të qartë të situatës së krijuar. Nëpërmjet korrespondencës me Bashkinë Tiranë në kuadër të këtij hetimi u kërkua informacion i detajuar mbi arsyet se përse nga ana e kësaj Bashkie është arritur në konkluzionin se shpronësimi i banorëve të këtyre ndërtesave/objekteve të ndodhura në njësitë administrative nr.4 dhe nr.8 Bashkia Tiranë, është mjeti i vetëm për realizimin e qëllimit publik përkatës në këtë rast për zhvillim të zonës.
Interesimit të Institucionit të Avokatit të Popullit Bashkia Tirane dhe strukturat përkatës nuk i është përgjigjur në kohë dhe më tej informacioni i paraqitur është i përgjithshëm i pa argumentuar dhe dokumentuar me aktet përkatëse.
Teksa Avokati i Popullit e vlerëson si pozitiv qëndrimin e shprehur në VKM e sipërcituar për mundësinë e pajisjes me apartament/banesë të të gjithë banorëve të prekur nga ky projekt, ai tërheq vëmendjen së pari për transparencën e cunguar që ka shoqëruar përpilimin dhe ekzekutimin e këtij vendimi, gjë që ka shkaktuar edhe një gjendje të dukshme pasigurie, paqartësie dhe shqetësimi për qytetarët.
Gjithashtu Avokati i Popullit tërheq vëmendjen mbi disa klauzola të këtij vendimi, të cilat për shkak të procedurave të ndjekura me justifikimin e emergjencës së krijuar nga tërmeti i vitit 2019, sot më 2022 nuk ofrojnë garanci të mjaftueshme për qytetarët të cilët preken nga prishja e objekteve të tyre e u premtohet në mënyrë evazive një formë kompensimi e pa-individualizuar dhe e pa-afatizuar.
Në vijim të ndjekjes së hetimit përfaqësuesit e Institucioni Avokatit të Popullit kanë qënë prezent sërish edhe ditën e sotme në terren përgjatë ndërhyrjeve të IMT në prishjen e banesave në këtë zonë dhe do të vijojnë me ndjekjen e këtij problem deri në qartësimin e të gjitha çështjeve të tij në respekt të ligjit dhe të drejtave të qytetarëve shqiptarë.
Këngëtarja Ronela Hajati u shpall fituesja e Festivalit të 6...
Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar lidhur me...
Kryetarja e Komisionit Hetimor për impiantet e trajtimit të ...
Nga Klodian TomorriRindërtimi është ndoshta programi publik ...
Shembjet e banesave tek 5 Maji, po bëhen në mbikqyrjen e rre...
Mëngjesin e sotëm në zonën e 5 Majit, Policia ka zbarkuar du...
Data 19 Janar ishte afati i fundit, kur banorët e zonës “5 M...
Kameramani shqiptar, Sylejman Kllokoqi ka rrëfyer momentin k...
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu ka qenë i ...
Forca të shumta policie kanë zbarkuar mëngjesin e sotëm në z...
Një nga aferat më të mëdha korruptive në 30 vitet e fundit ë...
Anëtar i Komisionit të Sanksioneve dhe Ankesave në KQZ, Ledi...
Presidenti Ilir Meta duket i vendosur për të dërguar gjashtë...
Kreu i LZHK, Dashamir Shehi, ka komentuar vizitën e presiden...
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE ka nj...
Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka, në mbledhjen e Këshillit të...
Gjermania kërkon integrimin sa më shpejtë të Shqipërisë në B...
Analisti Ylli Dylgjeri ka ironizuar me kryetarin e shkarkuar...
One Telecommunications mbështeti eventin ballkanik UpLift Al...
Gjykata e Tiranës ka caktuar datën për shqyrtimin e e kërkes...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...