Vazhdon të humbasë raste flagrante/ Mensah: Më vjen keq, njësoj si me Dinamon

18 Janar 2022, 09:30, Sport CNA
Vazhdon të humbasë raste flagrante/ Mensah: Më vjen keq,

Sulmuesi i Skënderbeut, Alfred Mensah, vijon të humbasë raste flagrante për skuadrën bardhekuqe. Afrikani humbi një rast edhe ndaj Laçit në ndeshjen e fundit, njësoj si në sfidën me Dinamon. Lidhur me këtë “mallkim” që po kalon, Mensah reagoi duke kërkuar falje.

?Ka qenë një ndeshje mjaft e vështirë dhe tepër e kujdesshme nga të dyja ekipet. Ne kërkonim të merrnim maksimumin tonë në këtë takim, por edhe Laçi nga ana tjetër ka kërkuar që të mos dalë pa pikë. Ishte një takim ndryshe nga të tjerët me shumë përplasje fizike. Kemi luftuar në çdo centimetër të fushës dhe për këtë jemi të kënaqur.

Mund të them se është një nisje e mirë për ne, pasi fillojmë gjithçka atje ku e lamë vitin e kaluar. Jemi në rrugën e duhur dhe duhet të vazhdojmë kështu. Më vjen keq për rastin në fund të ndeshjes pasi është i dyti në dy takime që shpërdoroj. Shpresoj të kalojë gjithçka?, mbylli Mensah.

Lajmet e fundit nga