Omicron ka potencialin ta ndalë pandeminë, por ky nuk është fundi i historisë

7 Janar 2022, 08:52, Blog CNA
Omicron ka potencialin ta ndalë pandeminë, por ky nuk është

Nga Marco Evers ?Der Spiegel?

Pas gati 2 vitesh pandemi globale, kjo mund të jetë e vështirë të imagjinohet. Por ato ekzistojnë vërtet:koronaviruse me të cilët njerëzit kanë bashkëjetuar mjaft mirë për dekada, apo edhe shekuj. Studiuesit janë njohur prej kohësh me llojet më beninje si OC43, 229E, NL63 dhe HKU1.

Ato shkaktojnë rrjedhje hundësh tek fëmijët, dhe infeksione kryesisht të padëmshme tek të rriturit. Kjo ngre disa pyetje interesante për të ardhmen:Në cilën pikë do të zbutet SARS-CoV-2 aktualisht i rrezikshëm, deri në pikën sa t?i bashkohet të ?afërmve? të tij viralë?

Dhe në cilën pikë tranzicioni pandemik do të sjellë një situatë më të tolerueshme për njerëzit dhe ekonomitë, një situatë që ekspertët e etiketojnë si gjendje ?endemike?? Ky term përshkruan një gjendje në të cilën virusi nuk përhapet më në valë agresive. Përkundrazi,ai është vazhdimisht i pranishëm por me prevalencë më të ulët.

Lajmi i mirë është se ne mund të mos jemi dhe aq larg nga kjo pikë. Hajo Zeb, profesor  i epidemiologjisë në Universitetin e Bremenit në Gjermani, thotë se ?shpreson shumë? që ajo kohë të vijë brenda këtij viti. Por ekspertë të tjerë besojnë se kjo ka gjasa të ndodhë në vitin 2024.

Lajmi i dytë, disi zhgënjyes, është ky:Me shumë gjasa virusi do të jetë me ne përgjithmonë, ashtu si Covid-19. Zeb thotë se në një situatë endemike virusi nuk përbën më kërcënim për sistemin e kujdesit shëndetësor.

?Në rastin më të mirë, ne do të shohim më pas valë të sheshta të infeksionit me një numër më të ulët të përgjithshëm të rasteve, dhe më afër niveleve normale të shtrimeve në spital?-thotë ai. Zeb beson se do të ketë gjithmonë shpërthime lokale, të cilave autoritetet mund t?u kundërvihen duke ri-miratuar kërkesën për të mbajtur maska ????në ambiente të mbyllura apo masa të tjera.

Por periudha e vdekjeve masive do të mbetet pas nesh. Ekzistojnë vetëm 2 rrugë që mund të na çojnë në një periudhë endemie:infektime masive, së bashku me sëmundjen dhe vdekjet që sjellin. Ose vaksinimi masiv. Duke pasur parasysh variantet e reja dhe shumë infektive të virusit si Omicron, një kombinim i këtyre dy rrugëve është rezultati më i mundshëm.

Të gjitha rrugët, çojnë në fund në rritjen e imunitetit bazë në popullatë. Kjo gjë kërkon një përqindje relativisht të lartë, por pasi të arrihet kjo, për patogjenin bëhet e vështirë të gjejë bujtës të pambrojtur. Në atë pikë, ai bëhet një prani konstante, por më pak alarmant për njerëzit.

Në një vend si Gjermania, ku shkalla e vaksinimit mbetet shumë e ulët, me rreth 80 për qind të të rriturve, do të duhet ende shumë kohë para se të arrijmë statusin endemik. Më pak se gjysma e të vaksinuarve kanë marrë dozën e tyre përforcuese. Në një intervistë të kohëve të fundit, Kristian Drosten, virologu kryesor i Gjermanisë, paralajmëroi:?Nëse e lëmë virusin të përhapet me shpejtësi tani, do të kemi shumë vdekje dhe mbingarkesë të njësive të kujdesit intensiv?.

Drosten shprehet i shqetësuar për përhapjen e madhe të Omicron. Por ai gjithashtu thotë se është e mundur që varianti të shkaktojë një progresion më të butë të sëmundjes sesa lloji Delta që është ende i përhapur në Gjermani. Omicron, thotë ai, ka potencialin të bëhet versioni i parë ?post-pandemik? i virusit.

Edhe Zeb është i impresionuar nga përhapja e shpejtë e patogjenit. Ai thotë se Omicron ka të ngjarë që t?i japë fund zhvillimit gjenetik të virusit. Në fund të fundit, në horizont po shfaqet një skenar që është ende i mbushur me shumë pasiguri.

Omicron mund të shfrytëzojë boshllëqet e vaksinimit në Gjermani dhe meqë mbrojtja nga vaksinimi po zbehet gradualisht, për të infektuar shumë shpejt shumë më tepër njerëz, madje edhe ata që janë vaksinuar disa herë. Për skeptikët, ky variant i virusit mund të jetë ai që do të siguronte imunizimin e shumë njerëzve, por çmimi do të ishte shumë vdekje të tjera.

Drosten pret dy valë të tjera infektimesh në Angli – një tani, dhe një tjetër dimrin e ardhshëm. Popullsia atje ka arritur një imunitet bazë më të lartë pas vaksinimit apo nga infeksionet. Në Gjermani, mund të priten valë të tjera,në rast se debati në vend mbi vaksinimin e detyrueshëm nuk pasohet nga veprime konkrete.

Po ashtu është e mundur që të shfaqen edhe mutacion të tjera, të panjohura më parë. Sipas Zeb, prodhuesit e vaksinave do të vazhdojnë të jenë nën një presion të madh për të garantuar furnizime të mjaftueshme. ?Unë e vë theksin tek nevoja për vaksinime të përsëritura, dhe kjo mund të vazhdojë për një kohë të gjatë?- shton ai.

Shumë ekspertë presin që një dozë përforcuese kundër Covid-19mund të bëhet pjesë e vaksinave vjetore në të ardhmen. Askush nuk duhet të mbajë shumë shpresa se SARS-CoV-2 do të largohet përfundimisht, siç bëri paraardhësi i tij SARS-CoV.

Ky i fundit vrau rreth 800 njerëz në të gjithë botën në vitet 2002-2003. Por virusi ishte aq vdekjeprurës për viktimat e tij, saqë nuk ishte në gjendje të gjente më strehues në një popullsi të alarmuar. Por SARS-CoV-2 ka aftësi shumë të ndryshme.

Njerëzit që mbartin virusin fillimisht nuk shfaqin simptoma, dhe janë bartës edhe pa dijeninë e tyre. Për më tepër, ai mund të fshihet dhe botën e kafshëve, nga ku do të jetë në gjendje t?i zërë pritë popullatës njerëzore në forma vazhdimisht në zhvillim.

Kështu, ky patogjen është zbuluar tek qentë, macet shtëpiake, majmunët, drerët, tigrat, luanët dhe disa lloje të tjera kafshësh. Në këto kushte shumë kopshte zoologjike kanë filluar që t?i vaksinojnë kafshët e tyre.

Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al

Lajmet e fundit nga