EKSKLUZIVE/ Skënderbeut i bllokohet merkatoja? Reagon Takaj: S'kemi djeni, nuk i kemi detyrime askujt

6 Janar 2022, 20:48, Sport CNA
EKSKLUZIVE/ Skënderbeut i bllokohet merkatoja? Reagon Takaj:

Një lajm ka qarkulluar pasditen e sotme në disa portale, ku raportohet se Skënderbeut i është bllokuar merkatoja nga FIFA dhe nuk mundet të federojë asnjë futbollist të ri në këtë merkato janari.

Gjithsesi, CNA.al ka kontaktuar me presidentin Ardjan Takaj dhe e ka pyetur si qëndron e vërteta e këtij lajmi, ndërsa ai ka mohuar të ketë një njoftim të tillë në klub nga ana FIFA-s.

Takaj u shpreh:

“Nuk jam në djeni të një lajmi të tillë. Ne si klub nuk kemi marrë asnjë njoftim deri tani. Detyrime nuk i kemi askujt dhe kemi shlyer çdo futbollist që ka qenë pjesë e klubit. Gjithsesi do interesohemi në vazhdim për të mësuar si qëndron puna, pasi mund të jetë për ndonjë gjë tjetër.”

Skënderbeu ka nisur prej 3 ditësh përgatitjet për gjysmën e dytë të sezonit, ndërsa deri tani me ekipin është bashkuar edhe mbrojtësi, Erlis Frashëri, i cili rikthehet në Korçë pas 11 vitesh./ CNA.al

 

Lajmet e fundit nga