LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

VIDEO/ Tirana me hap kampioni, bardheblutë e Shehit shkëlqejnë ndaj Kastriotit

7 Dhjetor 2021, 17:54, Sport CNA
VIDEO/ Tirana me hap kampioni, bardheblutë e Shehit shkëlqejnë

Tirana ka marrë fitoren e dytë radhazi në Superiore teksa ka mposhtur me rezultatin e pastër 3-0, Kastriotin. Bardheblutë ishin në udhëheqje të ndeshjes gjatë gjithë kohës dhe nuk e vendosën për asnjë moment në diskutim trepikëshin.

Sinjalet e para të kryeqytetasve erdhën me anë të Vesel Limajt që provoi në minutën e 10 nga distanca e pastaj u ndal në hyrje të zonës nga mbrojtja kundërshtare. Megjithatë, aroma e golit po ndihej dhe ishte Taulant Seferi ai i cili zhbllokoi shifrat në minutën e 21. Sulmuesi u tregua i saktë në hyrje të zonës dhe nuk i la mundësi reagimi portierit Sali.

Sakaq, edhe pas golit, të besuarit e trajnerit Orges Shehi nuk e ulën ritmin dhe vazhduan të ishin ofensivë në fushë. Në këtë formë, erdhi edhe goli i dytë me Ngoo që përfitoi nga një gabim i Karakaçit dhe nisi të vetëm përpara Seferin. Lojtari nga Kumanova edhe njëherë tjetër u tregua i ftohtë dhe shënoi të dytin për të tijtë në minutën e 45.

Me këtë rezutat u mbyll pjesa e parë, ndërsa sa i takon fraksionit të dytë, Tirana ishte pranë shënimit të golit të tretë me anë të Erion Hoxhallarit. Kapiteni ekzekutoi shumë bukur një goditje dënimi, por u ndal vetëm nga traversa.

Gjithsesi, për të vendosur pikët në kasafortë, mendoi Michael Ngoo, i cili këtë herë u shërbye nga Seferi në minutën e 74 dhe përballë Salit nuk e pati të vështirë për të shënuar.

Deri në fund, rezultati nuk ndryshoi dhe bardheblutë marrin fitoren e dytë radhazi duke ruajtur vendin e parë të klasifikimit me 27 pikë, ndërsa nga ana tjetër, Kastrioti zhytet në fund me vetëm 5 pikë të grumbulluara pas 12 javëve kampionat.

FT TIRANA-KASTRIOTI  3-0

22? 45? Seferi, 74?Ngo

74? GOOL, Tirana shënon golin e tretë. Sulmuesi Majkëll Ngo realizon me këmbën e majtë. Ky ishte i katërti gol për të në kampionat dhe i dyti radhazi

44? GOOL Tirana, përsëri ai. Taulant Seferi shënon golin e dytë të sfidës. Topi i rikuperuar nga Ngo, u shfrytëzua mjaft mirë nga Seferi, i cili me një parabolë kaloi portierin e Kastriotit.

22? GOOL, Taulant Seferi zhbllokon ndeshjen me një goditje që prek shtyllën e djathtë të portierit dhe përfundon në rrjetë.

 

Lajmet e fundit nga