LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kriza në PD/ Fatos Lubonja: Amerika nuk ka hallin e korrupsionit por…

26 Nëntor 2021, 15:16, Politikë CNA
Kriza në PD/ Fatos Lubonja: Amerika nuk ka hallin e korrupsionit

Analisti Fatos Lubonja ka komentuar sërish krizën e brendshme politike në Partinë Demokratike, për shkak të shpalljes ?non grata? të ish kryeministrit Sali Berisha.

Ai ka theksuar faktin se  nëse amerikanët kanë interes për korrupsionin duhet t’i referoheshin shumë të dhënave të tjera të pavarura që na japin ne shifra e tregues më dramatik në këto 8 vjet që lidhen me qeverinë Rama lidhur me korrupsionin.

?Amerikanët nëse kishin hallin sa po na e dëmton demokracinë korrupsioni jonë, kur them Amerika them një lobing, jo Amerika duhet ti referoheshin shumë të dhënave të tjera të pavarura që na japin ne shifra e tregues më dramatik në këto 8 vjet në qeverinë Rama lidhur me korrupsionin me perceptimin e korrupsionit ku s?bëhet fjalë për fakte se mjafton dhe një fakt e të fusin në burg?, tha Lubonja.

Ai është shprehur se në shumë vende të tjera europiane ?Non Grata?  nga amerika konsiderohet si një shkelje e principeve.

?Ndryshe është kur ka ndonjë gjë që ka të bëjë me politika të caktuara antiamerikane politika të shpallura të hapura, në këtë rast duhet të kishte një respektim dhe jo rastësisht në vendet evropianë nuk funksionojnë këto gjëra. Askush nuk e pranon këtë lloj vendimi e quajnë shkelje të principeve, prezumi i pafajësisë e drejta për gjyq përpara?, vijon analizën Lubonja.

Më tej Lubonja shprehet se amerikanët në të vërtetë nuk kanë hallin e korrupsionit por tek mbështetja që i jepet Ramës.

?Unë s?kam pritur fakte asgjë se jam i sigurt që amerikanët s?kanë hallin e korrupsionit. Halli është mbështetja e qeverisë Rama, mbështetja që i jepet Ramës pastaj hajt të gjejmë pse i jepet mbështetje Ramës nga një lobing i caktuar që është afër Ramës ose që Rama ka lobuar.

Një vend si Shqipëria 5 veta merren me Shqipërinë në Amerikë boll të kapësh 5 veta e ke kapur Amerikën për të bërë lobing për ty.

Arsyet nisen nga muxhahetinët afganët dikur armët kimike etj, ose arsye të tjera gjeostrategjike ka qenë kjo teza që thotë Berisha, Vuccicci që ata nuk mund ta thonë dot këtë edhe sikur të jetë kjo se thonë dot, lobingu serb se Rama ishte për ndryshim të kufijve të Kosovës, por absolutisht jo korrupsioni se ka 8 vjet që ka ikur Berisha dhe është thelluar e rënduar sikur është thelluar kapja e shtetit nga krimi i organizuar sot, ky është fakt që ne e provojmë, u bë një masakër zgjedhore në 25 prill sipas Bashës, s?e panë fare amerikanët si ka mundësi e bëri Berisha masakrën?, është shprehur analisti Fatos Lubonja./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga