LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Basha nxjerr amerikanët si versionin e gjashtë të humbjes së zgjedhjeve

26 Nëntor 2021, 10:59, Politikë CNA

Lulzim Basha nuk habit. Ai edhe pse u shfaq i lodhur në një dalje televizive mbrëmjen e djeshme në Top Channel, televizionin e ortakëve të pronarëve të inceneratorëve, Luli me sy të skuqura dhe i stresuar, me një panel të parapërgatitur dhe një skaletë të miratuar prej vetë tij për këtë emision, sërish gaboi.

Edhe pse gjithçka e kishte përgatitur mirë, Luli nuk zhgënjen kurrë. Dje ai ka dhënë versionin e gjashtë për humbjen e zgjedhjeve dhe për këtë version të gjashtë ka akuzuar amerikanët.

Haptaz në qëndrimin e tij, ai tha se përgjegjësia për humbjen e zgjedhjeve të 25 prillit ishte e SHBA-ve, që kishin mbështetur Edi Ramën.

Para zgjedhjeve tha se do të fitonte. Doli menjëherë pas mbylljes së kutive dhe tha se fitorja ishte në kuti, se kutitë duheshin numëruar. Më pas doli të nesërmen e na tha versionin e dytë se po numëroheshin kutitë e PS-së. Pastaj doli e dha versionin e tretë, se ishte bërë një masakër zgjedhore. Më pas, pas disa përplasjeve me Ilir Metën, pra ditët e shkuara na tha se fajin e kishte pasur LSI-ja, dhe Ilir Meta. Doli dhe me versionin e pestë mbrëmë, duke thënë se ishte Meta dhe Berisha që ia humbën zgjedhjet, se ky vetë do fitonte, se shqiptarët e donin shumë dhe në finale dha edhe versionin e gjashtë, që zgjedhjet i kishte humbur për shkak të amerikanëve.

Tani, Luli deri më sot ka dhënë gjashtë versione, deri në 11 dhjetor mund të japë edhe gjashtë të tjera. Kjo nuk çudit askënd, por e mira është që të qëndrojë në një pikë, të mos hallakatet. Që ta besojnë njerëzit. Se kështu me gjashtë versione, nuk i besojnë asnjërin. Edhe ata 5% që i kanë ngelur nuk ia besojnë gjashtë versione.

Po të kishte një, do të ishte në të mirë të tij, se dhe gënjeshtarët që i mban nga pas, do ta përdornin si argument nëpër media. Tashmë gjashtë versione, nuk i përdor askush./CNA.al

Lajmet e fundit nga