LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dy vite nga tërmeti i 26 nëntorit/ Rama: Tragjeditë sprovojnë njerëzit, sot jemi më të fortë

26 Nëntor 2021, 07:14, Aktualitet CNA
Dy vite nga tërmeti i 26 nëntorit/ Rama: Tragjeditë

Sot shënohen dy vjet nga tërmeti tragjik, i cili shkaktoi 51 viktima dhe shkatërroi dëme shumë të mëdha materiale dhe shembjen e qindra banesave, duke lënë të pastrehë shumë banorë.

Kryeministri Edi Rama ka përkujtuar ngjarjen e rëndë për të gjithë shqiptarët. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka kujtuar me dhimbje të gjitha familjet që humbën njerëzit e tyre të dashur.

Në mesazhin e tij, thekson se tragjeditë sprovojnë njerëzit, ndërsa shton se sot jemi ngritur edhe më të fortë.

?MIRËMËNGJES ??

Tragjeditë sprovojnë njerëzit, popujt, shtetet dhe dy vjet nga fatkeqësia marramendëse e tërmetit, duke kujtuar humbjet, plagët, dhimbjet e duke parë çka mundëm të bëjmë deri këtu, mund të themi pa ndroje se sot jemi ngritur më të fortë e po ashtu mund të marrim frymë të lehtësuar, për faktin se mijëra familje të goditura prej asaj fatkeqësie sot janë më mirë se sa përpara goditjes prej saj.

Kujtoj me dhimbje familjet që humbën njerëz të dashur dhe mbetem mirënjohës pa fund për të gjithë ata që dhanë ndihmën e parë, që u solidarizuan nga të katër anët e vendit dhe të botës me të goditurit nga fatkeqësia, që punuan e punojnë pa pushim për të kthyer deri familjen e fundit në shtëpi më të mirë, më të fortë, më të bukur?, shkruan Rama./ CNA.al

Lajmet e fundit nga