LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Jurgen Klopp unik, debat me gazetarin për Afrikën

25 Nëntor 2021, 16:27, Sport CNA
Jurgen Klopp unik, debat me gazetarin për Afrikën

Debat mes Jurgen Klopp dhe një gazetari në konferencën e shtypit pas ndeshjes së Champions League mes Liverpulit dhe Portos. Gazetari në fjalë akuzoi trajnerin e ?të kuqve? se e kishte përkufizuar në një konferencë të mëparshme Kupën e Afrikës një turne të vogël, duke e ftuar të kërkonte falje. Klopp ndërkohë ju përgjigj akuzave duke shpjeguar?

?As që mund ta coja ndër mend që të thoja se Afrika dhe turneu i saj janë të vegjël. Kam thënë se nuk ka pauza për kombëtaret deri në mars dhe pastaj shtova, ?oj jo, është edhe një turne i vogël në janar?, por kjo ishte e thënë në mënyrë ironike. Natyrisht që është një kompeticion i madh, shkojnë aty lojtarët e mi më të mirë. Nuk do të mendoja kurrë dicka të tillë. Nuk ishte synimi im, por ti nxore dicka prej kësaj deklarate, dhe për të qenë i ndershëm, kjo nuk është e mirë?.

Lajmet e fundit nga