Dita e 48 e protestës/ Thirrje për mobilizim përpara Kuvendit më 23 korrik
Protesta qytetare kundër qeverisë ka vijuar ditën e 48-të ...
Protesta qytetare kundër qeverisë ka vijuar ditën e 48-të ...
Federata Shqiptare e Futbollit ka dalë me një komunikatë zyrtare, ku ka reaguar në lidhje me akuzat e publikuara në media, se është përfshirë në transferta të dyshimta parash, që i kanë kushtuar bllokimin e llogarive bankare.
Institucioni drejtues i futbollit në vend e quan artikullin shantazhues e përbaltës, teksa thekson se llogaritë bankare nuk janë bllokuar asnjëherë dhe se do të përballet ligjërisht me akuzuesit.
Reagimi i plotë i FSHF-së:
Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron të sqarojë opinionin publik dhe mediat në lidhje me një trillim të fabrikuar ditën e sotme në gazetën ?Panorama Sport?. Në këtë artikull, ku predominon shantazhi dhe që përbaltja shitet si profesionalizëm, thuhet se FSHF-ja gjendet në kolaps financiar, me rrogat që kalojnë me vështirësi prej muajsh, se llogaritë bankare të institucionit të futbollit në Shqipëri janë të bllokuara apo paratë që vijnë nga UEFA për klubet kalojnë në llogari të dyshimta. Shprehim keqardhjen më të thellë për degjenerimin e kësaj media që po përdoret nga botuesi si mashë për të goditur dhe përbaltur institucionin e futbollit shqiptar. Prej muajsh kemi refuzuar t?i përgjigjemi fletërrufeve që vinin nga kjo media, sepse fokusi jonë e energjitë tona janë të orientuara te puna dhe jo përgjigja ndaj presioneve apo tentativave për gjobëvënie.
Federata Shqiptare e Futbollit informon se në artikullin e publikuar ditën e sotme nuk ka asnjë të vërtetë të vetme! Llogaritë e FSHF-së në bankat e nivelit të dytë në vend nuk janë të bllokuara dhe kjo mund të vërtetohet lehtësisht nga kushdo.
Në të njëjtën kohë dëshirojmë të saktësojmë se në marrëdhëniet e Federatës së Futbollit me anëtarët e saj, në asnjë rast të vetëm, nuk ka pasur transfertë bankare në llogari private apo të dyshimtë, siç pretendon kjo media. Çdo transfertë bankare është kryer në llogaritë zyrtare të klubeve. Institucioni i futbollit në vend është ndër të paktat institucione që të gjithë veprimtarinë financiare e kryen nëpërmjet sistemit bankar, duke qenë transparent dhe duke paguar çdo detyrim ndaj autoriteteve shtetërore. Federata nuk ka asnjë konflikt apo detyrim ndaj asnjë Zyre Përmbarimore në Republikën e Shqipërisë dhe aq më pak të ketë ndonjë kolaps financiar siç pretendohet në fletërrufenë e sotme.
Më e pakta që fletushka ?Panorama Sport? do duhej të bënte, ishte të kontaktonte Departamentin e Marrëdhënieve me Publikun në FSHF për një reagim në lidhje me këto akuza të pretenduara. Në asnjë moment nuk ka mbërritur një kërkesë për informacion. Ky do duhej të ishte minimumi në respekt të gazetarisë.
Federata Shqiptare e Futbollit është e përkushtuar për të vijuar misionin e saj për përmirësimin dhe rritjen e mëtejshme të futbollit shqiptar, duke përmirësuar infrastrukturën, duke punuar për futbollin e fëmijëve dhe femrave, për rritjen e kapaciteteve njerëzore në tregun e futbollit. Ne nuk kemi kohë për të humbur me shpifje dhe tentativa gjobëvënëse nga individë apo media që kanë interesa okulte.
Federata Shqiptare e Futbollit është e detyruar t?u drejtohet organeve të drejtësisë për t?i dhënë fund këtyre praktikave përlbaltëse ku nuk mbahet përgjegjësi për dëmin që i shkaktohet institucionit dhe futbollit shqiptar.
Zvicra siguroi një biletë për në “Katar 2022”, duke i marrë ...
Interi ka marrë një fitore shumë të rëndësishme ditën e sotm...
Prej kohësh drejtuesit e Manchester United janë në kërkim të...
Ka qenë një natë e zhurmshme ajo e mbrëmshja në Lisbonë dhe ...
Ndeshjet e Ligës së Kampioneve nisin sot me duele interesant...
Trajneri i Skënderbeut, Migen Memelli ka treguar padrejtësit...
Romeo Harizaj do mungojë edhe afro një muaj për Dinamon. Gar...
Faza e parë u mbyll me 15 gola, ku tri nga pesë ndeshjet për...
Tirana mendon për Skënderbeun, por sytë i ka nga infermieria...
Skënderbeu po penalizohet nga arbitrat në këto javët e fundi...
Drejtori i Juventusit, Maurizio Arrivabene ka pranuar se lar...
Wanda Nara thyen heshtjen për sa i përket çështjes bashkësho...
Jepet vendimi për Karim Benzemanë, i akuzuar për shantazh nd...
Mesditën e sotme do të rikthehen në fushë skuadrat e Kategor...
Federatës Shqiptare të Futbollit i janë bllokuar llogaritë b...
Benfica barazoi dje 0-0 me Barcelonën në Camp Nou për grupet...
Futbollisti i Kastriotit, Enes Isufi ka mbyllur sezonin pa l...
Mesfushori i Shpresave, Anis Mehmeti është bërë protagonist ...
Futbollisti brazilian, Riuler Oliveira ka ndërruar jetë në m...
Karim Benzema është dënuar me një vit burg me kusht dhe 75 m...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Eri...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 15:15, në lagjen nr. 16, Durrës, shtetasi G. R....
Shërbimet e Policisë së Elbasanit, menjëherë pas njoftimit...
Një nga personat e shpallur në kërkim për plagosjen e shte...
Dy persona të kërkuar ndërkombëtarisht janë arrestuar në D...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Parlamenti japonez ka miratuar një projektligj për të leht...
Procesi i Dialogut Strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkua...
Administrata Trump ka vendosur të enjten ta shkurtojë kohë...
Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lo...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...
Për tri ditë festival, deri në 120 euro vetëm për parking ...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...