LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rikthehet Kategoria e Parë, mësoni 8 përballjet që luhen ditën e sotme

24 Nëntor 2021, 11:02, Sport CNA
Rikthehet Kategoria e Parë, mësoni 8 përballjet që luhen

Mesditën e sotme do të rikthehen në fushë skuadrat e Kategorisë së Parë për të luajtur javën e 10-të të kampionatit.

Natyrisht sytë do të jenë nga Bylisi kryesues i cili këtë kampionat është i pagabueshëm. Ballshiotët kanë një test të vështirë aty ku do të luajnë në transfertën e Shkumbinit, me peqinasit të cilët dhe pse nuk po kalojnë një moment të mirë, pritet t?i hapin punë kryesuesve.

Sfidë interesante do të jetë dhe ajo mes Tomorit dhe Butrintit. Beratasit kanë lënë pas humbjen me Erzenin në fundjavë dhe tre pikët do të ishin mjaft të rëndësishme për vazhdimësinë.

Erzeni do të ketë një tjetër provë force, me shijakasit që presin në shtëpi Burrelin. Apolonia do të luajë kundër Turbinit, Besëlidhja do të luajë në transfertën e largët të Maliqit, Tërbuni pret në shtëpi Pogradecin, ndërsa Lushnja sfidon Korabin dhe Vora luan kundër Pogradecit.

Kategoria e Parë, java 10-të ? 13:30

Apolonia ? Turbina

Shkumbini ? Bylis

Maliqi ? Besëlidhja

Tërbuni ? Besa

Tomori ? Butrinti

Lushnja ? Korabi

Vora ? Pogradeci

Erzeni ? Burreli

Lajmet e fundit nga