LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Xavi: Ne jemi Barcelona, shkojmë në Mynih për fitore

24 Nëntor 2021, 07:30, Sport CNA

Barcelona dje barazoi me Benfican në kuadër të xhiros së pestë në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Katalunasit me këtë barazim rrezikojnë shumë kualifikimin pasi duhet të mposhtin Bayern Munich, ose në rast të humbjes ose barazimit, duhet të shpresojnë që Benfica të barazoje ose mposhtet nga Dynamo Kiev.

Sidoqoftë, pas ndeshjes, trajneri i Barcelonës, Xavi ka thënë që beson që skuadra mund të mposhte gjigantin gjerman.

?Ishte ndeshje e mirë. Nëse do kishin shënuar se paku një herë, do ishte edhe më mirë. Morëm një pikë dhe dinim shumë pak. Por duhet të jemi pozitive, kemi edhe një ndeshje. Duhet të shkojmë dhe të fitojmë në Munich. Jemi Barcelona dhe shkojmë në Munich për fitore”, deklaroi spanjolli.

Barcelona në grupin E renditët në pozitën e dytë me shtatë pikë, dy më pak se Benfica që zë vendin e tretë, derisa lideri është Bayern Munich që është ende i pamposhtur me 15 pikë në pesë ndeshje./ CNA.al

Lajmet e fundit nga