Villareal-Manchester United, publikohen formacionet zyrtare
Vijareal dhe Mançester Junajtid do të përballen ditën e sotm...
Komisioni i Disiplinës ka marrë vendimet për javën që lamë pas, sa i përket gjitha niveleve të futbollit shqiptar. Si herët e tjera, edhe këtë herë, veprimet antisportive nuk janë toleruar aspak. Partizani dhe Teuta janë gjobitur për shkak se lojtarët nuk kanë vendosur stemën e Abissnet Superiore në mëngën e djathtë. Gjithashtu, bëhet me dije se është hapur proces disiplinor për Vangjel Zguron.
Lojtari i Skënderbeut ka qënë gjatë gjithë fillimit të edicionit i pakënaqur me mënyrën sesi është arbitruar, duke dalë edhe haptas. Rasti i fundit i takon sfidës mes Teutës dhe Skënderbeut, ku pati protesta nga ana e tij. Kështu, drejtësia sportive në vend e ka parë të arsyeshme të hapë një proces disiplinor.
Në listën e gjatë të dënimeve janë edhe ekipe si Besa, Iliria apo Murlani. Në fund shkruhet se janë rrëzuar kërkesat e zyrtarit të KF Egnatia, Eduart Thartori dhe zyrtarit të Labëria FC, Zoi Meço.
Gjithsej në total janë 17 vendime, të cilat do hyjnë në fuqi menjëherë.
Vendimet:
FK Partizani, për mosrespektim të përsëritur të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, duke mos vendosur stemën e Abissnet Superiore, në mëngën e djathtë të fanellës së lojës, në bazë të neneve 63.1, 82.1 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike dhe nenit 14 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.
KF Teuta, për mosrespektim të përsëritur të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, duke mos vendosur stemën e Abissnet Superiore, në mëngën e djathtë të fanellës së lojës, në bazë të neneve 63.1, 82.1 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike dhe nenit 14 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.
Çeljen e hetimit disiplinor për lojtarin e KF Skënderbeu, Vangjel Zguro.
FK Tomori, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, në bazë të neneve 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Në zbatim të nenit 116/1/a të KDS, gjoba të aplikohet në masën 50%.
Lojtari i FC Besa, Erald Hyseni, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
FC Besa, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, në bazë të neneve 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Në zbatim të nenit 116/1/a të KDS, gjoba të aplikohet në masën 50%.
Iliria, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, duke shkaktuar ndërprerjen e përkohshme të lojës, në bazë të neneve 65/1, 65/3/a, 65/3/c, dhe 65/4/b të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë dhe zhvillimin e 4 (katër) ndeshjeve pa spektatorë. Në zbatim të nenit 116/1/b të KDS, gjoba të aplikohet në masën 20%.
K.F Murlani, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të dështimit në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.
Zyrtari i Akademia e Futbollit U-17 B, Agim Bedini, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarëve të ndeshjes, me gjeste dhe fjalë ofenduese, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
FC Scutari U-19, për shkak të dështimit në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive, duke u bërë shkak për moszhvillimin e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Parë U-19 ? Grupi A, kundër KF Burreli U-19, në bazë të neneve 30/1, 30/4/a dhe 63/1/b të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 0-3.
Lojtari i Shënkolli U-19, Sildi Lekgegaj, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Zyrtari i FC Internacional Tirana U-15, Ervin Canollari, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, me gjeste dhe fjalë ofenduese, në bazë të nenit 55/1 të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Rrëzimin e kërkesës së zyrtarit të KF Egnatia, Eduart Thartori, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.
Rrëzimin e kërkesës së zyrtarit të Labëria FC, Zoi Meço, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.
Vijareal dhe Mançester Junajtid do të përballen ditën e sotm...
Vijojnë me intensitet punimet në fushën e stadiumit “Niko Do...
Mesfushori i Realit të Madridit, Isko, vazhdon t’i turbulloj...
Në aksin Lilë-Milan, Rafael Leao dhe Majk Menja janë “targa”...
Rikthehet Champions-i ditën e sotme, teksa do të zhvillohen ...
Java e 10-të, ose e përkthyer ndryshe ndeshjet e para të faz...
Edi Basha është golashënuesi i Superiores. Sulmuesi ishte nj...
Më shumë dhunë mes tifozëve në Francë. Një lokal në Dijon, p...
Ndeshja e ligës kolumbiane mes Millionarios dhe Atletico Nac...
Mauricio Pochettino është zgjedhja që drejtuesit kanë për pa...
Një stadium 10 metra larg detit. Njihuni me një nga perlat e...
“O Enea Jorgji kur do të ndalosh? Ne nuk kemi harruar…” Isht...
Sexhio Porrini, një nga njerëzit më të besuar të Edi Rejës n...
Skuadrat e kryeqytetit do të duhet të privohen sërish nga të...
Kukësi ka mundur sot Tiranën me shifrat 2-1, duke i shkaktua...
FIFA ka publikuar emrat finalist për çmimin e lojtarit më të...
Kukësi ka mundur sot Tiranën me shifrat 2-1, duke i shkaktua...
Vetëm pak javë pasi u shpall kampion absolut në eventin mbar...
Fenerbahce fitoi 1-2 derbin e zjarrtë të Stambollit ndaj Gal...
Në 25 nëntor do të jetë përvjetori i parë i vdekjes së Diego...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë z...
Një plagosje ka ndodhur në Korçë ku një 18 vjeçar ka marrë...
Sarandë / Informacion paraprak Rreth orës 21:15, në lagje...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë mbrëmjen e kësaj...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Parlamenti japonez ka miratuar një projektligj për të leht...
Procesi i Dialogut Strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkua...
Administrata Trump ka vendosur të enjten ta shkurtojë kohë...
Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lo...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...
Për tri ditë festival, deri në 120 euro vetëm për parking ...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...