LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Te Juventusi e pranojnë: Ronaldo mbante skuadrën, largimi i tij na ka dobësuar

24 Nëntor 2021, 13:00, Sport CNA

Drejtori i Juventusit, Maurizio Arrivabene ka pranuar se largimi i Cristiano Ronaldos te Manchester United, ishte humbje e madhe për skuadrën bardhezi.

Ronaldo u largua verën e kaluar duke kaluar në ?Old Trafford?, me të cilët nënshkroi kontratë dyvjeçare

Pas humbjes nga Chelsea, Arrivabene tha se largimi i portugezit ka ndikuar negativisht.

?E nisëm me mungesën e disa lojtarëve dhe kjo ndikoi. Kur një lojtar si Cristiano Ronaldo largohet, për mirë ose keq, e mban peshën dhe përgjegjësinë e skuadrës, është normale të këtë zbritje?.

?Mendoj që lojtarët kanë marrë përgjegjësi dhe janë duke shikuar për të ardhmen. Duhet të jetë shpirti i skuadrës?, deklaroi ai.

Ndërkohë, Juventus ka siguruar kualifikimin në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve, ndersa ne fundjave i pret një ndeshje jo e lehtë, ndaj Atalantas.

Lajmet e fundit nga