LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

CHAMPIONS LEAGUE/ Siti përmbys PSG-në, Milani shtang Atletikon. Bindin edhe Reali me Liverpulin! Ja rezultatet

24 Nëntor 2021, 21:50, Sport CNA
CHAMPIONS LEAGUE/ Siti përmbys PSG-në, Milani shtang Atletikon. Bindin

Manchester City ia ka dalë të fitojë me përmbysje në sfidën e sotme të Ligës së Kampionëve ndaj PSG. Qytetarët e panë veten në disavantazh në pjesën e dytë të sfidës, teksa u ndëshkuan nga një kombinim i Messi me Mbappe. Por, të besuarit e trajnerit Pep Guardiola gjetën forca për të reaguar dhe në pak minuta përmbysën francezët. Sterling dhe Gabriel Jesus i dhurojnë ekipit tre pikë shumë të rëndësishme duke i siguruar kështu kualifikimin dhe vendin e parë në Grupin A.

Nga ana tjetër, Milan ka suprizuar në transfertë Atletico Madrid duke i mposhtur spanjollët me rezultatin 0-1. Goli erdhi vonë për kuqezinjtë teksa Messiah shënoi në minutën e 87. Falë këtyre tre pikëve, kuqezinjtë rihapin llogaritë për kualifikim dhe ngjiten në vendin e tretë me 4 pikë në Grupin B, ndërsa para tyre shohin Porton me 5 pikë dhe Liverpool-in e kualifikuar me 15 pikë. Ndeshja e fundit për italianët do të jetë pikërisht ndaj anglezëve.

Sakaq, Real Madrid fitoi pa shumë problem ndaj Sheriff Tiraspol në transfertë me rezultatin 0-3. Golat për Los Blancos u realizuan nga Alaba dhe Kroos në pjesën e parë, ndërsa në fraksionin e dytë, Benzema shënoi edhe të tretin. Pas kësaj ndeshje, madrilenët kualifikohen për më tej ndërsa në ndeshjen e fundit do të diskutojnë vendin e parë me Inter.

NDESHJET

GRUPI A

MANÇESTER SITI- PSG 2-1

Shënues: Sterling 63?, Gabriel Jesus 76? / Mbappe 50?

KLUB BRYZH- LAJPCIG 0-5

Shënues: Nkunku 12?, 93?, Forsberg (pen.) 17?, 45+1? Silva 27?

GRUPI C

SPORTING LISBONË- DORTMUND 3-1

Shënues: Pedro Goncalves 30?, 39?, Porro 81? / Malen 93?

GRUPI D

SHERIF TIRASPOL- REAL MADRID 0-3

Shënues: Alaba 30?, Kroos 45+1?, Benzema 56?

GRUPI B

LIVERPUL-PORTO 2-0

Shënues: Alcantara 52?, Salah 70?

ATLETIKO MADRID-MILAN 0-1

Shënues: Messias 87?

 

Lajmet e fundit nga