LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shumë shqiptarë në fushë/ Njihuni me ndeshjet e Europa dhe Conference League

25 Nëntor 2021, 10:54, Sport CNA
Shumë shqiptarë në fushë/ Njihuni me ndeshjet e Europa dhe

Pas emocionve të ndeshjeve të Champions League, ditën e sotme do të luhen sfidat e parafundit në grup të Europa dhe Conference League. Në program në Europa League janë 15 ndeshje, ndërsa në Conference League janë 16 sfida që do të luhen në dy orare të ndryshe. Në fushë ditën e sotme do të zbresin edhe disa prej lojtarëve shqiptarë.

Strakosha dhe Hysaj me Lazion do të përballen me Lokomotivën e Moskës dhe fitorja është detyrim për skuadrën italiane për të kaluar në raundin tjetër. ?Finale? edhe për Legian që sfidon Leicesterin në transfertë me Muçin që pritet ta nisë titullar, ndërsa Çelhaka me shumë mundësi do të jetë në stol.

Në Conference League, Kumbulla është projektuar sërish titullar në sfidën që Roma do të luajë ndaj Zorya si dhe Mihaj te Paok që do të përballet me Slovan Bratislavën. Bazeli i Xhakës do të luajë në transfertë ndaj Kairat dhe mesfushori shqiptar do të jetë titullar si zakonisht.

Lajmet e fundit nga