LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

LSI “kryqëzon” Ramën/ Largon shqiptarë e sjell refugjatë

18 Nëntor 2021, 11:20, Politikë CNA

Deputeti i LSI, Petrit Vasili ka reaguar sa i takon lajmit të publikuar në mediat britanike, për marrëveshjen me Anglinë, për strehimin në kampe të refugjatëve ilegalë që nisen drejt shtetit britanik.

Vasili shprehet se qeveria e paaftë ka shqyer portat e Shpërisë për çdo lloj refugjati, kur ndërkohë shqiptaret po largohen nga vendi i tyre.

?Skandali!

Pak minuta me pare Daily Mail ben sot publik lajmin e rende.

Nje qender pritje ne Shqiperi per refugjatet, qe kalojne nga Franca ne Angli.

Megjithe pergenjeshtrimet e qeverise se genjeshtres e verteta mesohet serish vetem nga Anglia.

Qeveria e paafte dhe e lige ka shqyer portat e Shqiperise per cfaredo lloj refugjati ane e mbane globit.

Ate, qe nuk e pranojne ne menyre kategorike qeverite e vendeve te tjera, qeveria e pacipe e Tiranes e ben pa u menduar dy here duke ja bere Shqiperine te padurueshme shqiptareve.

Edi Rama & Co e bene Shqiperine thjesht qender refugjatesh ndersa shqiptaret largohen si refugjate me mijra e mijra nga Shqiperia?, shkruan Vasili në rrjetin social Facebook./CNA.al

Lajmet e fundit nga