LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Përfundon mbledhja e Bashës me krerët e degëve/ Bardhi: Ja sa dolën kundër 18 Dhjetorit

17 Nëntor 2021, 20:31, Politikë CNA
Përfundon mbledhja e Bashës me krerët e degëve/ Bardhi: Ja

Ka përfunduar mbledhja e kryetarit të PD, Lulzim Basha me kryetarët e degëve.

Në një deklaratë për mediat, sekretari i përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka zbuluar se nga 71 kryetarë degësh, vetëm 5 prej tyre kanë votuar kundër Kuvendit të 18 Dhjetorit.

?Patëm një diskutim të gjatë me 71 kryetarët e degëve të Partisë Demokratike mbi organizimin e Kuvendit Kombëtare të PD-së më datë 18 dhjetor në orën 11. me përjashtim të 5 kryetarëve të 5 degëve, e gjith apjesa tjetër e kryetarëve të degëve gjatë fjalës së tyre konfirmuan frymën e bashkimit për përcjell Kuvendi Kombëtar i PD-së.

Ftoj çdo anëtar të PD-s të mos shqetësohet nga deklaratat e rreme, se do të përjashtohet nga mitingu i thirrur nga Berisha. 18 dhjetori nuk është për të përjashtua demokratët por është për t’i bërë bashkë. frymën e përçarjes e ka përcjellë vetëm Sali Berisha. Kam vetëm një apel që të qetësohet të marrë frymë thellë e mos t’i fryjë zjarrit për përçarjes. Firmat duhet të dorëzoheshin te sekretariati.

Kjo është koha që demokratët të mos përdoren si mish për top. PD nuk mund të bëhet mburojë askujt. Vendimin nuk e marr aq unë e askush tjetër. më 18 dhjetor është Kuvendi i Kombëtar i PD si mundësia që dEmokratët të jenë bashkë‘, tha Bardhi./CNA.al

Lajmet e fundit nga