LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Krerët e degëve “kryqëzojnë” Bashën/ Zbardhen diskutimet nga mbledhja me dyer të mbyllura

17 Nëntor 2021, 20:05, Politikë CNA

Lulzim Basha po vijon mbledhjen me 71 krerët e degëve në selinë blu.

Prej tre orësh, në fokus të diskutimit ka qenë Kuvendi Kombëtar i PD, ku Basha ka nisur edhe kërcënimet ndaj tyre, se do përjashtohen nga partia nëse do t?i bashkohen 11 dhjetorit.

Por në mbledhjen me dyer të mbyllura, mësohet se krerët e degëve kanë shpërthyer në akuza ndaj Bashës, duke e akuzuar atë për shkelje të statutit, si dhe i kanë kërkuar që të respektohet firma e delegatëve.

Burime për CNA.al bëjnë me dije se kryetar i degës së PD në Paskuqan Anton Pjetërnikaj i ka thënë Bashës se është i pari që shkel statutin e partisë dhe se po përçab PD. ?I pari që keni shkelur statutin jeni ju. Ju nuk keni pyetur asnjë forum për vendimet. Ju keni përçarë partinë. Kuvendi i datës 11 dhjetor është i demokratëve. Çdo thirrje tjetër është përçarje. Po përçani partinë.

Është detyra juaj që ta zgjidhni këtë ngërç. Të gjithë delegatët me një përjashtim të papërfillshëm kanë firmosur formularët. Dhe Kuvendi do të mbahet më 11 dhjetor. Ju nuk jeni në gjendje që të mbushni mendjen e demokratëve se kush ka të drejtë. Dhe të drejtë ka shumica nga e cila ne dhe ju jemi zgjedhur?, mësohet të ketë thënë ai.

Edhe Agron Loka, kryetar i PD Fushë Krujë, i cili iu bashkua Foltores së Berishës, ka qenë mjaft kritik ndaj Bashës, duke i kërkuar që Kuvendi të mbahet në 11 dhjetor. ?Do të respektoj verdiktin e delegatëve. Kam firosur për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar në datën 11 dhjetor?, tha ai.

Ndërsa Fetah Hasani Dega 1 Tiranë është shprehur: ?Mbi 80 % kanë firmosur nga Dega 1.  Ne jemi zgjedhur nga antarët e kuvendit dhe duhet të jemi me ato. Është përçarë PD.  Dr. Berisha ka bërë thirrje dhe e gjithë antarsia do shkojë.?

Edhe nga drejtuesit e tjerë të degëve të PD në rrethe janë ngritur shqetësime lidhur me atë se çfarë do të ndodhë me Partinë Demokratike, në një kohë kur shumica e delegatëve ka vendosur thirrjen e Kuvendit Kombëtar në datën 11 dhjetor, ndërsa Lulzim Basha do ta mbledhë në datën 18 dhjetor.

Kryetarët kanë deklaruar gjithashtu se kryesitë e degëve lokale të PD janë në ‘Foltore’ dhe kanë firmosur për Kuvendin e datës 11 dhjetor./CNA.al

Lajmet e fundit nga