LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ndërtimi i aeroportit në Sarandë/ Vangjel Dule del kundër, tregon arsyen

17 Nëntor 2021, 19:42, Politikë CNA
Ndërtimi i aeroportit në Sarandë/ Vangjel Dule del kundër,

Kuvendi pas një seance maratonë miratoi dje në parim buxhetin e vitit 2022.

Gjatë fjalës së tij në seancën plenare, kreu i PBDNJ Vangjel Dule akuzoi qeverinë se po shpenzon fonde për fasadë dhe jo për investime që i vlejnë qytetarëve. Ai solli në vëmendje projektin për aeroportin e Sarandës, duke thënë se për të shkuar nga zona e rrëzës deri në qytet duhet aq kohë sa të ikësh nga Saranda në Tiranë.

?Kush nuk i do portet dhe aeroportet. A i keni garantuar ujë dhe gjëra të tjera elementare për të gjitha komunitetet në vend që flisni për satelitë?

Flisni ju zotërinj për aeroportin e Vrionit në Sarandë. Por a e dini ju zotërinj se për të vajtur nga zona e rrëzës deri në qytetin e Sarandës duhet po aq kohë sa nga Tirana në Sarandë?

Cfarë do t?ju thoni ju banorëve të atyre zonave? Cfarë do thoni zonave të Pogonit dhe Zagorisë që për të vajtur në Gjirokastër iu duhen 3 dhe 4 orë.

Përshkruani me tone fantazmagorike në një kohë që realiteti flet ndryshe?, tha Dule.

Gara për ndërtimin e aroportit të Sarandës u hap në verë të këtij viti. Ndërtimi do të bëhet koncension. Aeroporti i Sarandës do të jetë aeroporti i katërt në vend pas atij të Rinasit, Kukësit dhe aeroportit të Vlorës./CNA.al

Lajmet e fundit nga