LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Basha mbledh krerët e degëve/ Diskutohet për Kuvendin e 18 dhjetorit

17 Nëntor 2021, 15:45, Politikë CNA
Basha mbledh krerët e degëve/ Diskutohet për Kuvendin e 18

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka mbledhur në selinë blu kryetarët e 71 degëve, ku në fookus të diskutimit ka qenë Kuvendi i 18 dhjetorit.

Basha është shprehur se qëllimi kryesor i tyre është vazhdimi i betejës kundër Edi Ramës, si dhe kërkoi që partia që ai drejton të dalë më e bashkuar pas mbajtjes së Kuvendit Kombëtar.

?Kjo histori e përdorimit te demokratëve si mburoje e interesave personale te kujdo merr fund njehere e përgjithmonë. Kryesia e Partisë Demokratike votoi për mbledhjen e Kuvendit legjitim. Sali Berisha thotë se prapë nuk e njeh. Ku qëndron morali i statutit që me forcë ngre Sali Berisha? Çfarë po kërkon ai? Sali Berisha nuk e ka hallin te statuti Ai nuk njeh asnjë strukturë të Partisë, sepse qëllimi i tij është që partia të shndërrohet në një mburojë të tij përballë Shteteve të Bashkuara?, tha Basha.

Basha e përforcoi argumentin se Berisha e kishte justifikim nisjen e foltores me qëndrimin se vendimi për të nuk ishte marrë nga forumet.

?Pse nuk e përmend më Sali Berisha faktin me të cilin nisi foltoren, sepse nuk u votua në Kryesi? Sepse ky ishte një justifikim. Ja ku është vendimi i Kryesisë me 28 vota pro për mbledhjen e Kuvendit, dhe ai përsëri thotë se njoh. Është e qartë se sido që të merrej ai vendim, me çfarëdo votimi, Sali Berisha dëshmon se nuk do ta njihte. Sepse sot ai nuk njeh asnjë organ zyrtar te PD?, tha Basha./CNA.al

Lajmet e fundit nga