LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Thirrja e Kuvendit Kombëtar me 18 Dhjetor/ Noka: Vendim me skenar nga Rama-Basha

17 Nëntor 2021, 19:41, Politikë CNA
Thirrja e Kuvendit Kombëtar me 18 Dhjetor/ Noka: Vendim me skenar nga

Deputeti i PD-së, Flamur Noka ka komentuar vendimin e Lulzim Bashës për mbajtjen e Kuvendit Kombëtar më 18 Dhjetor.

Në një intervistë në A2Cnn me moderatoren Alba Alishani, Noka deklaron se ky është një vendim okult dhe një skenar i mirë menduar nga Rama dhe Basha.

Sipas Nokës, vendimet, çdo hap që është hedhur pas 25 prillit, flet qartësisht për një skenar për të futur në një cirkuid PD.

?Ajo që është më e dhimbshme për mua është se zoti Basha në një vendim të marrë individualisht krijoi një krizë. E gjithë opzita duhet të ishte e fokusuar në beteja kundër masakrës zgjedhore.

Ky është një vendim okult që solli këtë situatë. Pas kaq kohësh, është bërë analiza dhe rezulton se ka qenë një skenar i mirëmenduar nga Rama-Basha.

Vendimet, çdo hap që është hedhur pas 25 prillit, kur sot i bëjmë analizën flet qartësisht për një skenar për të futur në një cirkuid PD.

Praktikisht jeni në dijeni se demokratët janë aty ku duhet të jenë, te Foltorja, demokratët janë te lideri i tyre historik. Basha e nisi këtë lojë pas një skenari të organizuar me Ramën për të larguar Sali Berishën, që më pas ai të shkojë i lirë në sqetullën e Ramës.

PD nuk mund të jetë peng i Edi Ramës, nëse Basha është peng, demoratët nuk mund të jenë peng. Ka një PD dhe vetëm një PD. PD janë njerëzit.Forcë politike janë njerëzit?, shprehet Noka./ CNA.al

Lajmet e fundit nga