LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kërcënimet e Bashës/ Indrit Hoxha: Vetë po thërret anti-kuvendin me rrogëtarë të emëruar

17 Nëntor 2021, 20:03, Politikë CNA

Sot në mbledhje me kryetarët e degëve, kryetari i PD Lulzim Basha, i ka kërcënuar se do t?i përajshtojë nga partia nëse do t?i bashkohen Kuvendit Kombëtar me 11 Dhjetor.

Në lidhje me këto deklarata, ka reaguar ish anëtari i Këshillit kombëtar të PD, Indrit Hoxha.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Hoxha shkruan se vetë Basha po thërret një anti-kuvend, me një vendim, ku 60% janë të emëruar rrogtarë nga kryetari në detyrë i PD.

Do përjashtojë anëtarët e Kuvendit pse kanë vendosur të mbledhin Kuvendin më datë 11 dhjetor.

Ndërkohë, që vetë ka thirrur një anti-Kuvend më datë 18 dhjetor me një vendim, ku 60% janë të emëruar rrogtarë nga kryetari në detyrë i PD.

Fatkeqësia e këtij njeriu është që kurrë nuk e kuptoi që PD nuk është vula, por janë anëtaret e saj, janë ata që janë zgjedhur në seksione, grup-seksione, kryesi degësh”, shkruan Indrit Hoxha./ CNA.al

Lajmet e fundit nga