LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dashuria për Bashën/ Blofi i dytë i Fiks Fare

17 Nëntor 2021, 20:39, Politikë CNA

Televizioni i drejtuar nga Ben Blushit, ortaku i inceneratorëve dhe poltikani i Rilindjes së bashku me emisioni Fiks Fare kanë vijuar edhe mbrëmjen e sotme me lojën e Lulzim Bashës, sa i takom mbledhjes së firmave për Kuvendin Kombëtar.

Dje, Top Channel, media e lidhur me inceneratorët doli blof në avokatinë e Lulit. E njëjta gjë ka ndodhur edhe mbrëmjen e sotme, ku emisioni Fiks Fare raportoi se dy gazetarët e tyre në Fushë Krujë  plotësuan formularin me gjeneralitete false dhe se askush nuk u kërkoi një mjet identifikimi.

Por edhe në këtë rast Top Channel dështoi dhe doli sërish blof.

Ish kryeministri Sali Berisha e mbajti Foltoren në Fushë Krujë ditën e djeshme, ndërsa firmat janë dorëzuar në PD në datën 10 nëntor, ku pas një konference për media në Hotel Rogner, Berisha njoftoi numrin e delegatëve që kishin firmosur dhe më pas u dorëzuan në selinë blu.

Ky është blofi i dytë në më pak se 24 orë që televizioni i inceneratorëve dhe Ben Blushit po bën me avokatinë ndaj Lulzim Bashës./CNA.al

Fiks Fare dështon me avokatinë e Bashës

Lajmet e fundit nga