LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Kuvendi në 11 Dhjetor”/ Muçollari: Kryesia aktuale e PD e jashtëligjshme, çdo vendim i saj nul

16 Nëntor 2021, 19:32, Politikë CNA
“Kuvendi në 11 Dhjetor”/ Muçollari: Kryesia aktuale e PD

Sekretari i Përgjithshëm i FRPD, Grigels Muçollari ka reaguar sa i takon deklaratës së kreut të PD, Lulzim Basha, i cili ka shprehur se Kuvendi do të mblidhet në datën 18 Dhjetor.

Në një intervistë për Syri Tv, Muçollari shprehet se Kuvendi do të thirret më 11 dhjetor  dhe se Kryesia aktuale e PD është e jashtëligjshme.

?Kryesia aktuale e PD është e jashtëligjshme, çdo vendim i saj është nul. Tetëmbëdhjetë anëtarë janë zgjedhur pa votim të fshehtë. Duhen 20 anëtarë që të merret vendim, tagër e kanë vetëm kaq anëtarë. 

Në këtë rast, nuk është plotësuar kourumi 50 plus 1, që të mblidhet Kuvendi. Mendoj se Kuvendi është thirrur, që të kontrollohet Kryesia. Për të mos thënë se  Gazmend Bardhi është zgjedhur në mënyrë të paligjshme.

Kuvendi do të mblidhet më datë 11 dhjetor, sepse firmat janë dorëzuar tashmë. Deklaratat e Bashës janë të turpshme. 

Nëse Basha ka mbështetjen e demokratëve, le të vijë në Kuvend, të garojë, të përballet me demokratët e të shohë nëse ka mbështetjen e bazës së PD-së. 

Basha flet me gjuhën e Ramës dhe nuk ka si të ketë mbështetje të demokratëve. E ftoj zotin Basha dhe Bardhi, që të marrin pjesë në Kuvendin e datës 11?, shprehet Muçollari./CNA.al

Lajmet e fundit nga