LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Berisha leksion Bashës nga Fushë-Kruja/ Kur humba hapa krahun, Foltorja u thirr nga ndërgjegja

16 Nëntor 2021, 16:46, Politikë CNA
Berisha leksion Bashës nga Fushë-Kruja/ Kur humba hapa krahun,

Ish kryeministri Sali Berisha, po mban Foltoren e rradhës në Fushë Krujë.

Përpara demokratëve, teksa nuk ka ngurruar të bëjë bilancin e zi të qeverisë dhe opozitës në këto 8 vite, ai tha se foltorja u thirr nga ndërgjegja.

?Foltorja u thirr nga ndërgjegja, nga idealet e demokratëve shqiptarë, ishin në një moment shumë kritik për vendin dhe kombin.

Në vitin 1013 u ndërrua pushteti me votën e qytetarëve shqiptarë, u zgjodh një kryeministër tjetër.Unë njoha përgjegjësinë për humbjen e zgjedhjeve dhe dhashë dorëheqjne, hapa krahun për një gjeneratë të re me besimin se kjo gjeneratë do cconte në horizonte të reja opozitën dhe Shqipërinë.

Por këta 8 vitet ishin vitet si në asnjë vend tejtër të Europës, u regjistruan rekordet më të zeza, shqiptarët në vend që tu rritje mirqenja e tyre, të përmirësoheshin shërbimet, të konsolidohej ekonomia e tregut, ndodhi e kundërta. Ekonomia u la me një borxh 62.6. Sot ekonomia shqiptare rrok një borxh 100% por ccfar u ndërua me borxhin!

Këto vite shqiptarët kanë braktisur aq sa sirianët vendin e tyre. Shqipëria u shëndërrua në protektorat të krimit.

Shërbimet ndaj qytetarëve kanë degraduar?, tha Berisha./CNA.al

 

 

Lajmet e fundit nga