LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Basha dështon në Kuvend me provat ndaj Ramës

16 Nëntor 2021, 18:23, Politikë CNA
Basha dështon në Kuvend me provat ndaj Ramës

Lulzim Basha ka dështuar në çdo nismë që ka marrë gjatë viteve të drejtimit të PD.

Edhe sot, ai dëshmoi se nuk është i aftë të përballet me qeverinë dhe të tregojë me prova dhe fakte konkrete se ku ka dështuar kryeministri Edi Rama.

Sot, nga Kuvendi, ku edhe nisën replikat me njëri-tjetrin, Lulzim Basha tentoi të tërheqë vëmendje përmes një audio-përgjimi, ku kryeministri bisedon me një qytetar në telefon dhe e shan me gjuhën banale. Basha e ka vendosur disa herë atë video që ta dëgjonin deputetët dhe të gjithë shqiptarët.

Në replikën e tij, edhe Rama e pranon vërtetësinë e këtij përgjimi. Por kryeministri i ka kujtuar se kjo audio nuk është e re, por është përdorur vite më parë nga media opozitare pranë PD.

I ka ikur pentagramit të ustait dhe duket goxha mirë kur flet. Goxha mirë kur lufton, argumenton. Është çështje e mikroçipit. Lulzim hiq mikroçipin se na teprove fare sot. Fole për fjalor banal, për cilën fjalor banal e ke fjalën, cilin, ku? Për përgjime. Kujtove se do të dal e do të them s?jam unë?! Ajo ka kohë që është nxjerrë dhe është nxjerrë nga një media që ka futur personin që ka telefonuar edhe sot që mos gabohem po e çoni nëpër gjykata. Në fakt po hapni gjyqe me vetveten sepse jeni hije të njëri-tjetrin. Përpjekja e hijeve për të dalë në dritë është përpjekje normale. Sot për sot jeni si hijet që doni të dilni në diell, ndërkohë që kemi 30 vite që përvëloheni nga ai diell. Hiqeni atë diell e më pas hajde të bëjmë debat. Nuk po zgjatem me ato që the për buxhetin, sepse ti je i madh fare, nisesh nga të paqena dhe ndërton përralla“, tha Rama.

E në fakt, audio-përgjimi i Edi Ramës është publikuar që në vitin 2018. Pra kur kanë kaluar më shumë se tre vjet, Basha e prezanton si diçka të re. Në një kohë kur vendi ka ngelur pa opozitë reale, Basha nuk është marrë me problemet reale që kanë qytetarët, por merret me gjëra të vjetra, që i dokumenton dhe i ripublikon sa herë do vet./CNA.al

Lajmet e fundit nga