LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

FRPD “çlirohet” nga Basha/ Falë Foltores po dëgjohet zëri i të rinjve, mposhtëm presionet

12 Nëntor 2021, 20:53, Politikë CNA
FRPD “çlirohet” nga Basha/ Falë Foltores po

Përplasjet në PD janë shtrirë deri tek organet partner, si FRPD dhe LDG. Pas vendimit të të rinjve për t?iu bashkuar Foltores, Lulzim Basha vendosi të uzurpojë këto dy organe, ndonëse janë të pavaruar dhe kanë statut më vete.

Belind Këlliçi dhe të rinjtë e FRPD janë të ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin Zonë e Lirë me Arian Çanin në Klan Tv, ku kanë akuzuar Bashën se kanë bërë çdo gjë për të, u përdorën dhe u hodhën poshtë.

?Ne e kemi ndjekur nga pas. Ne kemi bërë çdo gjë. Ne u përdorëm, por humbëm?, tha një nga anëtarët e FRPD.

Anxhela Marko, anëtarja tjetër theksoi se Foltorja ka sjellë shpresë dhe zëri i të rinjve po dëgjohet.

?Falë Foltores po dëgjohet zëri i të rinjëve demokratë?, tha ajo.

Ndërsa një tjetër anëtare shprehet: ?Ne arritëm të mposhtim gjithë presionin që na është bërë dhe të dalim të flasim hapur për atë që mendojmë?./CNA.al

Lajmet e fundit nga