LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kadilli tregon dy gabimet e Bashës me LSI-në: U afrua kur nuk duhej dhe u largua kur nuk duhej

12 Nëntor 2021, 20:47, Politikë CNA
Kadilli tregon dy gabimet e Bashës me LSI-në: U afrua kur nuk duhej

Ish-kandidati për kreun e PD-së, Fatbardh Kadilli ka treguar  dy gabimet që Lulzim Basha ka bërë me LSI-në.

Kadilli thekson se Basha është afruar me LSI-në në një moment që nuk duhej ta bënte dhe atëherë kur duhej aleanca dhe ai e prishi.

?Ai e shpalli luftën për t?u projektuar si i pastër. Parashtroi ?Trekëndëshin e Bermudës? dhe në këtë moment i duhet çdo mjet për t?u distancuar. Sa i përket negociatës unë nuk kam qenë pjesë e bisedës. Mos shohim çfarë është biseduar. Basha bëri dy gabime me LSI-në. E para është afruar kur s?duhej të afrohej dhe i ka sulmuar në vitin 2017. Pastaj i afrohet në kohën kur do duhet të vetë-përcaktonte opozitën. Dhe atëherë kur duhej aleanca dhe ti e prishe. Pra u afrua kur nuk duhej dhe u largua kur nuk duhej?, deklaroi Kadilli në Politiko./ CNA.al

Lajmet e fundit nga