LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Po lëviznin me biçikletë / Automjeti përplas dy të miturat në Korçë

9 Nëntor 2021, 12:38, Kronika CNA
Po lëviznin me biçikletë / Automjeti përplas dy të

Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në fshatin Pocestë në Maliq të Korçës, ku shtetasi me iniciale G.Zh., duke drejtuar një mjet tip “Volkswagen”, ka përplasur dy të mitura që po lëviznin me biçikletë në rrugë.

Dy të miturat e plagosura janë dërguar menjëherë në Spitalin e Korçës, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Policia ka shoqëruar në Komisariat shoferin dhe po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve që çuan në këtë aksident./CNA.al

Lajmet e fundit nga