LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Falsifikoi dosjet e pronave në Dhërmi/ Arrestohet topografi

9 Nëntor 2021, 08:58, Kronika CNA
Falsifikoi dosjet e pronave në Dhërmi/ Arrestohet topografi

Nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Vlorë u bë ekzekutimi i vendimit të datës 06.11.2021, të Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, e cila ka caktuar masën e sigurimit personal ?Arrest në burg? për veprat penale ?Falsifikimi i dokumenteve? dhe ?Pastrimi i produkteve të veprës penale?, për shtetasin E. M., 41 vjeç, banues në Himarë, me detyrë topograf pranë Bashkisë Himarë.

I njëjti dyshohet se ka falsifikuar formularin e Aktit të Marrjes së Tokës në Pronësi, të cilin e ka përdorur për regjistrimin e një pasurie në fshatin Dhërmi dhe më pas e ka shitur tek persona të tjerë./CNA.al

Lajmet e fundit nga