LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

U braktis nga shteti italian/ I jep fund jetës shqiptarja që shkatëroi organizatën e prostitucionit

8 Nëntor 2021, 18:09, Kronika CNA
U braktis nga shteti italian/ I jep fund jetës shqiptarja që

Një 47-vjeçare shqiptare, e cila bashkëpunoi me policinë për të shkatërruar një grup trafikantësh që shfrytëzonte vajza të reja për qëllime prostitucioni i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga një urë.

Në vitin 1996, kur ajo ishte vetëm 22 vjeçe, ka denoncuar tutorin e saj për rrëmbim, përdhunim dhe shfrytëzim për prostitucion në Itali.

Shtetësja shqiptare, Adelina Sejdini kishte kërkuar statusin e refugjatit, që nuk iu pranua asnjëherë. Sipas medieve italiane, kjo ishte dhe arsyeja pse gruaja ndërmori aktin vetëvrasës.

Mësohet gjithashtu se disa ditë më parë ajo tentoi të vriste veten, duke u djegur me benzinë para Ministrisë së Brendshme, për të tërhequr vëmendjen e qeverisë.

Ajo gjithishtu ka tentuar të flasë me presidentin Italian, Sergio Mattarella, pasi me marrjen e statusit të refugjatit, shpresonte të blinte një apartament në Itali, por asnjë nga këto përpiekje nuk u finalizua.

?Shteti italian, shumë vite më parë, më bindi të denoncoj tutorët, më premtuan mbrojtje. Unë kërkoj një minimum e të drejtave sepse prej shumë vitesh kam luftuar për të ndihmuar të gjitha viktimat e trafikimit, kërkoj të më jepet nënshtetësia italiane?, ishte shprehur gjatë një prononcimi për media Sejdini.

E gjetur në këtë sitautë dëshperuese 47-vjeçarja ka ndërmarë aktin e rëndë./CNA.al

Lajmet e fundit nga