LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Foto-Liqeni i Tiranës drejt betonizimit/ Deputeti akuza Bashkisë

9 Nëntor 2021, 07:22, Sociale CNA
Foto-Liqeni i Tiranës drejt betonizimit/ Deputeti akuza Bashkisë

Disa ditë më parë CNA.al publikoi foto nga rrethimi i Liqenit të Tiranës, ku po përgatitej kantieri për ndërtim.

Sot këtë shqetësim e ka sjellë edhe deputeti i LSI-së, Petrit Vasili, i cili ka shpërndarë në rrjete sociale, disa foto, nga zona e Liqenit, ku po bëhet gati një ndërtim.

?Parkun i Liqenit po shqyhet e shkatërrohet nga Bashkia. Shihni fotot e bëra dje te Parku i Liqenit dhe do t’ju dhembë në zemër.

Mbasi shkatërruan qendrën e Tiranës, që është shndërruar në geto vrastare betoni tani nuk po lënë centimetër gjelbërim pa shkatërruar, pa kursyer as Parkun e vetëm të Liqenit Artificial të Tiranës?, shkruan Vasili në rrjete sociale.

Më tej Vasili lëshon akuza ndaj Bashkisë së Tiranës, e cila sipas tij të vetmin park të qytetit po e zë me ndërtime.

?Qytetarët e Tiranës vijnë nga pjesë të ndryshme edhe të largëta të qytetit për të kaluar disa çaste në këtë të vetmin Park të Tiranës.

Po edhe këtë park, që është reduktuar, pakësuar e dëmtuar dhe që është shumë larg Parkut të Liqenit, që qytetarët mbajnë mend dikur, Bashkia me klientët e vet po e hanë përditë.

Dhe Bashkia-bandite e Tiranës flet pacipësisht e paturpësisht për “bukuritë” që po bën në Tiranë?, shkruan më tej Vasili./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga