LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Policia e Korçës me “dorë të hekurt”/ Arrestohen 7 persona, 6 të tjerë procedohen penalisht

6 Nëntor 2021, 14:53, Kronika CNA
Policia e Korçës me “dorë të hekurt”/

Policia e Korçës ka vënë në pranga shtatë persona dhe procedohen penalisht 6 të tjerë.

Dy raste kanë qenë nga operacioni i koduar Perimetri, të cilët po transportonin emigrantë në mënyrë të paligjshme në këmbim të parave.

“Vihen në pranga 7 shtetas dhe procedohen penalisht 6 të tjerë, për vepra të ndryshme penale. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në bashkëpunim me strukturat për Hetimin e Krimeve në DVP Korçë dhe Policinë Kufitare në vijim të operacionit të koduar “Perimetri”, kanë goditur dy raste të tjera të aktivitetit kriminal të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

I.O., 30 vjeç; A. H., 25 vjeç dhe D. M., 25 vjeçe, banues në Shkodër, pasi këta shtetas janë kapur në dalje të qytetit të Pogradecit, me mjetin tip “Nisan” duke transportuar 2 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit prej 300 euro secilit, iu kishin transportin drejt vendeve të BE-së.

B.H., 19 vjeç dhe E. S., 16 vjeç, banues në Pogradec, pasi këta shtetas janë kapur në dalje të qytetit të Pogradecit, duke transportuar me mjetin tip “Benz”, 2 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit prej 100 euro secilit, iu kishin transportin drejt vendeve të BE-së.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Ngacmimi seksual”, të shtetasit A. H., 59 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy 14-vjeçare.

Specialistët e Sektorit për Policinë Rrugore në DVP Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit V. R., 32 vjeç, banues në Korçë, pasi ky shtetas u kap në lagjen nr. 18, Korçë, duke drejtuar mjetin tip “Ford”, në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec filluan procedimin penal për shtetasin J. P., 41 vjeç, banues në fshatin Dardhas, Pogradec, pasi në këtë fshat, ky shtetas dyshohet se ka tentuar të djegë me zjarr banesën e shtetases V. M., 50 vjeçe

Po nga këto struktura si edhe nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, filloi procedimi penal për shtetasit K. M., 33 vjeç, banues në fshatin Memlisht, Pogradec, M. M., 48 vjeçe, banuese në fshatin Gështenjas, Pogradec, R. Gj., 41 vjeç, banues në Tiranë dhe O. T., 44 vjeç, banues në fshatin Goskovë, Korçë, pasi u konstatuan në fshatrat Memlisht, Gështenjas dhe Goskovë, duke kryer punime pa leje.

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm, i kaluan Prokurorive së Rretheve Gjyqësore Pogradec dhe Korçë për veprime të mëtejshme”, njofton policia./ CNA.al

Lajmet e fundit nga